Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lloga-Mallenica: Kroacia do të ndihmojë në procesin e eurointegrimit dhe reformat në RMV

23/05/2023
Lloga-Mallenica: Kroacia do të ndihmojë në procesin e eurointegrimit dhe reformat në RMV
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fuqizimi i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë në fushën e gjyqësorit, si dhe ngritja e kapaciteteve për zhvillimin e negociatave në pjesën e Kapitullit 23: “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, ishin temat kryesore për të cilat biseduan në Shibenik Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Ministri i Drejtësisë dhe Administratës i Kroacisë, Ivan Mallenica.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe ide lidhur me çështje të ndryshme nëpërmjet të cilave vendi ynë mund të përfitojë përvoja praktike dhe të dobishme nga Kroacia, të cilat janë të rëndësishme për procesin eurointegrues.

Poashtu u bisedua për procesin e vetingut, si dhe për organizim të punëtorive të pëbashkëta në të cilat do të shkëmbehen mendime dhe ide për zgjidhjen më të mirë. Një nga temat e bisedës ishte edhe procesi i digjitalizimit, i cili në Kroaci shënon një përparim të madh dhe është duke dhënë rezultate shumë të mëdha.

Ministri Lloga e ftoi Ministrin Mallenica në një vizitë zyrtare në Shkup. Ftesa ishte e pranuar me kënaqësi nga ana e ministrit kroat, i cili shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të na ndihmuar në të gjitha proceset reformuese dhe eurointegruese. Ata u morën vesh që të nënshkruhet edhe Memorandum për Bashkëpunim ndërmjet dy ministrive.

Në takimin bilateral që u zhvillua në kuadër të Samitit të Evropës Juglindore për krimin kibernetik në Shibenik, u diskutua edhe për përvojën e Kroacisë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe agjendën legjislative.

Samiti u organizua nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Administratës Publike të Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në të morën pjesë përfaqësues të lartë të vendeve të Evropës Juglindore dhe SHBA-ve.

Previous Post

Nga sot fillon dezinsektimi në Qytetin e Shkupit

Next Post

OKB: 8,900 civilë të vrarë dhe 15,100 të plagosur në luftën në Ukrainë

Related Posts

Maqedoni

Një i burgosur nga Idrizova vdiq në Klinikën “Nënë Tereza”

02/08/2025
Maqedoni

Ali Ahmeti për Ilindenin: Maqedonia, jo e jotja apo e imja, por e jona!

02/08/2025
Maqedoni

Kryengritja e Ilindenit dhe shqiptarët

02/08/2025
Maqedoni

Zjarr i madh në Lagjen Lisiçe, digjen dy shtëpi, një person i lënduar rëndë

02/08/2025
Maqedoni

VLEN: Raporti i Revizionit demaskon Faton Ahmetin dhe modelin e BDI-së?!

02/08/2025
Maqedoni

Sadiku: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

02/08/2025
Next Post
OKB: 8,900 civilë të vrarë dhe 15,100 të plagosur në luftën në Ukrainë

OKB: 8,900 civilë të vrarë dhe 15,100 të plagosur në luftën në Ukrainë

Një i burgosur nga Idrizova vdiq në Klinikën “Nënë Tereza”

02/08/2025

Gjyqtarë sllovakë në ndeshjen Shkëndija – Qarabagh, një emër i madh në qendër në Baku!

02/08/2025

FC Shkupi në qendër të një skandali të ri?

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk