Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lloga: I ftoj të gjitha partitë politike që me konsensus ta miratojmë Kodin e ri Zgjedhor

14/03/2023
Lloga: I ftoj të gjitha partitë politike që me konsensus ta miratojmë Kodin e ri  Zgjedhor
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, u bëri thirrje të gjitha partive politike që me konsensus ta miratojnë Kodin e ri Zgjedhor. Në paraqitjen e tij në konferencën “Reformat Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, të cilën e organizoi Instituti Nacional Demokratik (NDI), Ministri Lloga tha se nisma e tij është që partitë politike të ulen në një tavolinë të njëjtë me qëllim që të hartohet një model sipas të cilit do të veprohet në drejtim të përgatitjes së një Kodi të ri Zgjedhor dhe të arrihet konsensus për çështje të përcaktuara të cilat kanë konotacion politik, sepse kjo është edhe rekomandim i dhënë nga Komisioni i Venecias. A na duhet kjo reformë?- Përgjigja është PO. Kodi Zgjedhor duhet të hyjë në fuqi të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, që institucionet të mund të përgatiten pa vështirësi t’i zbatojnë ndryshimet. Në raportin e fundit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Misioni i Posaçëm i Vlerësimit të Zgjedhjeve i ODIHR bëri të qartë se ka ende një sërë çështjesh në kornizën ligjore për zgjedhjet që duhet të zgjidhen. Kodi Zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse që të mund të harmonizohet brenda kornizës dhe me ligjet e tjera përkatëse, në përputhje me objektivat e OSBE-së, detyrimet ndërkombëtare dhe praktikat e mira“, tha Lloga.
Ministri i drejtësisë informoi se Ministria e Drejtësisë është në proces të formimit të një grupi pune për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundur.
“Qëllimi im i qartë është që Kodi Zgjedhor të jetë i përgatitur para zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa nëpërmjet të një procesi gjithëpërfshirës të garantohet siguria juridike me atë që do të dëgjohen mendimet nga të gjitha partitë politike. Prandaj, i ftoj të gjitha partitë politike që me konsensus ta miratojmë Kodin Zgjedhor dhe t’i përcaktojmë rregullat zgjedhore. Apeloj VMRO-DPMNE-në, si parti më e madhe opozitare, të kontribuojë dhe të nominojë anëtar të saj në grupin punues. Jam i pajtimit që kryetari i grupit punues të jetë propozim i tyre” potencoi Lloga.
Falënderoj NDI dhe të gjitha organizatat civile që morën pjesë aktive në proceset reformuese për vendin tonë dhe që kontribuojnë në lëvizjen e tij drejt Bashkimit Evropian.

Previous Post

Osmani: Për disa muaj do ta kemi kryeministrin shqiptar

Next Post

Lirohet nga akuza Daravellski: I është vjetërsuar lënda, i shfuqizohet dënimi

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Lirohet nga akuza Daravellski: I është vjetërsuar lënda, i shfuqizohet dënimi

Lirohet nga akuza Daravellski: I është vjetërsuar lënda, i shfuqizohet dënimi

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk