Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lloga-Gaber: Angazhimi ynë është të bëhemi pjesë e Rrjetit Evropian të institucioneve gjyqësore

03/07/2023
Lloga-Gaber: Angazhimi ynë është të bëhemi pjesë e Rrjetit Evropian të institucioneve gjyqësore
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, vizitoi Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, ku u njoftua me mënyrën e funksionimit dhe aktivitetet e institucionit, si dhe me Ligjin e ri për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë.

Në takimin me drejtoreshën e Akademisë, Natasha Gaber Damjanovska, u bisedua për mundësinë për t’u bërë pjesë e rrjetit evropian të institucioneve gjyqësore, për të cilën gjë, Ministri Lloga u zotua se do të përgatitet Informacion i cili do të parashtrohet në Qeveri.

Një nga problemet me të cilat përballet Akademia është mungesa e kushteve adekuate hapësinore dhe teknike për funksionim normal.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e informoi Gaber-Damjanovskën se për të hequr të gjitha dyshimet për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe provimeve për noter, përmbarues dhe përkthyes gjyqësor, do të ishte mirë që në të ardhmen të jepen në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë dhe jo në Ministrinë e Drejtësisë.

Është konstatuar se me ligjin e ri mundësohet marrja e një certifikate të unifikuar për trajnim fillestar të përfunduar për gjyqtar dhe prokuror publik.

Ndryshimet parashikojnë unifikimin e praktikës gjyqësore përmes rritjes së vëllimit të trajnimeve për gjyqtarët në kuadër të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, si dhe ripërcaktimin e mënyrës së dhënies së provimit pranues dhe atij përfundimtar duke u bazuar në parime dhe kritere objektive për vlerësimin e njohurive të kandidatit.

Gjithashtu, kursantët në trajnimin fillestar, në periudhën nga miratimi i Ligjit për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë nga viti 2015 e deri më sot, janë përballur me problem në llogaritjen në lidhje me komponentin bazë të pagës së zyrtarëve gjyqësorë dhe prokurorëve publikë, sepse me Ligjin për Shërbimin Gjyqësor që nga viti 2015, është bërë një moskuptim, nuk është paraparë asnjë pikë për titullin “bashkëpunëtor i lartë gjyqësor”, dhe e njëjta nuk parashikohet në ndryshimet e tij të vitit 2022, me çka drejtpërdrejt u dëmtuan kursantët e trajnimit fillestar në Akademinë, sepse rroga e tyre është llogaritur sipas pikëve për titullin “këshilltar gjyqësor”.
Akademia, që nga themelimi e deri më sot, vazhdimisht ka treguar rezultate në punën e saj dhe deri më tani ka nxjerrë 8 gjenerata prej 188 kandidatëve të përfunduar me sukses për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, nga të cilët 148 kryejnë funksionin si gjyqtarë dhe prokurorë publikë dhe 40 kandidatë për gjyqtarë/prokurorë publikë janë në pritje të përzgjedhjes për të marrë detyrën, ndërkohë që është në proces mësimi praktik i 97 kursistëve dhe provimi pranues për 130 kandidatë për ndjekës të kursit për gjeneratën .

Previous Post

Lëvizja BESA: Sanksionet duhet drejtuar Sërbisë dhe jo Kosovës

Next Post

Pasagjeri i dehur tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente në Bullgari(Video)

Related Posts

Maqedoni

Sadiku: Do jem zëri dhe mbështetja e çdo fermeri të Likovës

23/08/2025
Aktuale

Pas zgjedhjeve, rekonstruim të Qeverisë

23/08/2025
Maqedoni

Aliu: Filloi pastrimi i hapsirës për ndërtimin e “Parkut memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular – Tetovë”

23/08/2025
Maqedoni

Hoxha viziton fermerët e Likovës, përgëzon themelimin e Grupit lokal të veprimit “EkoLider”

23/08/2025
Maqedoni

Muhamed Elmazi me mbështetje për nxënësit e Sarajit: 20 më të mirët çdo vit do të shpërblehen me patentë shofer falas

23/08/2025
Maqedoni

Nga fjalët në vepra, Izet Mexhiti e nis transformimin e Çairit me Seravën (FOTO)

23/08/2025
Next Post
Pasagjeri i dehur tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente në Bullgari(Video)

Pasagjeri i dehur tenton të hapë derën, avioni bën ulje emergjente në Bullgari(Video)

Siria shtyn zgjedhjet parlamentare në disa provinca

23/08/2025

Emine Erdogan i shkruan Melania Trump: Tregoni ndjeshmëri edhe për Gazën

23/08/2025

Zbulohet kontrata martesore e Ronaldos me Giorginën nëse divorcohen

23/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk