Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Lloga: Dënimi me vdekje, shpëtim për vrasësit e Vanjës

04/12/2023
Lloga: Dënimi me vdekje, shpëtim për vrasësit e Vanjës
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, shprehi ngushëllimet e tij familjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe familjes së Pançe Zhezhovski dhe shprehi keqardhje për tragjedinë e madhe në të cilën pa mëshirë u morën dy jetë. Ai shtoi se dënimi me vdekje në Maqedoninë e Veriut është i ndaluar, por se “do të ishte shpëtim për ata monstra”, raporton Portalb.mk.

“Sot është ditë pikëllimi për Maqedoninë. Jemi të tronditur dhe të shokuar nga ngjarja. Burgimi i përjetshëm është dënimi më i vogël që duhet dhënë për monstrat e kësaj tragjedie. Besoj në MPB-në dhe në PP-në se në fund, gjykata do ta shqiptojë  dënimin përkatës dhe drejtësia do të dalë në shesh”, tha Lloga.

Lidhur me dënimin me vdekje, ministri Lloga theksoi se Kushtetuta e ndalon atë, e gjithashtu kemi miratuar edhe protokolle dhe konventa, që e ndalojnë dënimin me vdekje.

“Unë jam në mesin e atyre qytetarëve të këtij shteti që mendojnë se dënimi me vdekje do të ishte shpëtim për ata monstra dhe jam në anën që ata ta përjetojnë deri në fund të jetës, në ndërgjegjen e tyre për atë që kanë bërë dhe çdo ditë e më rëndë ta përjetojnë këtë ngjarje. Dënimi me burg të përjetshëm është dënimi më i vogël që duhet ta shqiptojnë institucionet tona”,deklaroi Lloga.

Kujtojmë se vanja u vra më 27 nëntor, ditën që u rrëmbye. I përfshirë në rrëmbimin e Vanja Gjorçevskës ishte edhe babai i saj, i cili ka dhënë informacione për kohën se kur Vanja largohet vetëm nga shtëpia. 14-vjeçarja u rrëmbye për të zhvatur para nga nëna e saj dhe menjëherë pas kësaj u vra me armë. Vrasësi e vrau sepse kishte frikë nga provat që policia mund t’i gjente në hetimin e filluar pas kallëzimit, tha sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe u regjistrua në regjistrin e personave të zhdukur me fotografi portret dhe përshkrim të saj në faqen e MPB-së. Më 29 nëntor Interpoli shpalli fletë-arrest ndërkombëtar. Të premten mbrëma u arrestuan pesë persona dhe u konfiskua një automjeti që besohet të kenë lidhje me zhdukjen e Vanjës. Më pas, Prokuroria Publike njoftoi se është caktuar paraburgim prej 48 orës për tre persona.

Previous Post

RMV, në mesnatë do të ndryshojë çmimi i derivateve të naftës

Next Post

“Fëmijët e kërkojnë”, Vëllai i Liridona Ademajt: S’mund të flenë pa të

Related Posts

Maqedoni

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

05/10/2025
Aktuale

Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin – vizion gjithëpërfshirës për një komunë moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban

05/10/2025
Aktuale

Thirrjet e Vuçiqit për luftë, reagon ashpër presidentja Osmani

05/10/2025
Maqedoni

Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

05/10/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi do të ketë dy çerdhe të reja dhe kushte më të mira për çdo fëmijë

05/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Takimet derë më derë në Dizhon dëshmojnë mbështetjen e fortë për VLEN-in

05/10/2025
Next Post
“Fëmijët e kërkojnë”, Vëllai i Liridona Ademajt: S’mund të flenë pa të

“Fëmijët e kërkojnë”, Vëllai i Liridona Ademajt: S’mund të flenë pa të

Janevska: Do të trajnohen disa mësues për programin “Aftësi për Adoleshencën”, nxënësit të mbrohen nga duhani dhe drogat

05/10/2025

Bitcoini arriti vlerën rekord – 125 mijë dollarë!

05/10/2025

Mexhiti dhe Vardar prezantuan Master Planin për Çairin – vizion gjithëpërfshirës për një komunë moderne, funksionale dhe me identitet të fortë urban

05/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk