Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

22/03/2023
Lista Serbe nuk aplikon për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka thënë të mërkurën se asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.

Atëbotë, për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë, të cilëve u ka vlejtur certifikimi edhe për zgjedhjet e prillit.

Sipas njohësve të çështjeve politike, mosaplikimi i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – në këto zgjedhje, e rrezikon mbarëvajtjen e gjithë procesit.

Lista Serbe – e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – ka rikonfirmuar më 20 mars se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do ta mbajë këtë qëndrim derisa t’i përmbushen dy kërkesa: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e të gjitha njësiteve speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

Çështja e formimit të Asociacionit duhet të zgjidhet me Marrëveshjen drejt normalizimit, të mbështetur nga BE-ja, të cilën e kanë pranuar edhe Kosova, edhe Serbia
Kurti, në disa raste, ka përsëritur se Kosova nuk mund të lejojë formimin e asociacioneve njëetnike, sepse, sipas tij, të tillat rrezikojnë funksionalitetin e shtetit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 18 mars në Ohër, ka thënë se zgjedhjet në veri mund të shtyhen për në qershor.

“Nuk do të flas në emër të Listës Serbe. Thjesht, duhet të flas me ata njerëz. Duhet të shoh nëse [zgjedhjet] duhet të mbahen tani apo në qershor, do të shohim”, ka thënë Vuçiç.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të organizohen në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – pas dorëheqjeve të kryetarëve të tyre, në nëntor të vitit të kaluar.

Dorëheqjet e tyre, si dhe dorëheqjet kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, kanë qenë shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Prej vitit 2013, kur është formuar kjo parti, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.

Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së rregullisht përmend nëpër raporte se, Lista Serbe e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës”./ REL

Previous Post

Koka: Koha do të dëshmojë që kemi pas të drejtë

Next Post

Ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Turqi i dorëzoi letrat kredenciale Erdoganit

Related Posts

Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Rajon

Përleshje të dhunshme dhe të turpshme mes serbëve pro dhe anti-Vuçiç në ndeshjen e Basketbollit (VIDEO)

25/10/2025
Rajon

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24/10/2025
Rajon

Aeroporti i Stambollit sërish i pari në Evropë për nga numri i fluturimeve

24/10/2025
Aktuale

Kovaçev: 216.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare

24/10/2025
Kosovë

Incident në Mal të Zi, raportohet se dy tifozë të Bashkimit janë ndaluar nga policia për grafite UÇK

23/10/2025
Next Post
Ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Turqi i dorëzoi letrat kredenciale Erdoganit

Ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Turqi i dorëzoi letrat kredenciale Erdoganit

Arrestim në pikën kufitare Tabanoc, ja detajet

29/10/2025

Nga paraburgimi, drejtori i “Higjienës Komunale” jep dorëheqje

29/10/2025

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës, kishte armë sa për një ushtri

29/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk