Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

19/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i publikuar së fundmi në revistën shkencore “Nature Metabolism” ka zbuluar një lidhje të pazakontë mes muajit të lindjes dhe mënyrës se si trupi ynë ruan yndyrën.

Sipas kërkuesve, temperaturat që na rrethojnë në momentin e lindjes veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të luajnë një rol kyç në këtë proces.

Njohuritë dhe studimet e deri tanioshme janë përqendruar më tepër tek fakti se dieta dhe aktiviteti fizik ndikojnë ndjeshëm në përbërjen trupore, studiuesit kanë vënë re se edhe temperatura e ambientit në të cilin kemi lindur mund të ndikojë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të indit dhjamor.

Sipas studimitn “dhjami kaf”, që është veçanërisht aktiv te foshnjat e porsalindura, ndihmon trupin të prodhojë nxehtësi dhe është i rëndësishëm për të ruajtur temperaturën trupore në klimë të ftohtë.

Në të kundërt, “dhjami i bardhë” shërben si rezervë energjie afatgjatë dhe ka tendencë të grumbullohet më shumë në kushte të ngrohta, përveçse vepron edhe si organ endokrin që prodhon hormone.

Kjo diferencë sezonale në ekspozimin ndaj temperaturës gjatë shtatzënisë apo lindjes mund të ndikojë në balancën mes dy llojeve të dhjamit dhe të formësojë mënyrën si ruajmë yndyrën gjatë gjithë jetës.

Në studim u analizuan të dhëna nga 683 persona të moshave nga 3 deri në 78 vjeç, të cilët kishin lindur në periudha të ndryshme të vitit dhe ishin ekspozuar ndaj temperaturave të ndryshme gjatë lindjes ose konceptimit.

Rezultatet treguan se ata që ishin konceptuar gjatë stinëve të ftohta kishin nivele më të larta të aktivitetit të dhjamit kafe, që lidhet me më pak yndyrë të brendshme, shpenzim më të madh energjie ditore dhe indeks më të ulët të masës trupore (BMI) në moshë madhore.

“Në këtë studim tregojmë se individët të cilët janë konceptuar në periudha me temperatura të ulëta shfaqin aktivitet më të lartë të dhjamit kafe, termogjenezë adaptive më të mirë, shpenzim energjie më të lartë në ditë dhe më pak grumbullim të yndyrës viscerale,” theksojnë autorët.

Studiuesit theksojnë gjithashtu se temperaturat më të ulëta të ambientit dhe luhatjet e mëdha ditore gjatë periudhës së konceptimit janë faktorë kyç që ndikojnë në aktivizimin e dhjamit kafe.

Ekipi kërkimor planifikon të vijojë më tej me studime të tjera për të kuptuar më mirë këtë lidhje mes ambientit të lindjes dhe shëndetit metabolik në jetë të mëvonshme.

Previous Post

“Duke më bërë padrejtë …”, miliona shikime, pak pëlqime, Arbenita hedh dyshime te Instagrami?

Next Post

Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile

Related Posts

Shëndet & Style

Lindur në dimër apo verë? Si ndikon temperatura në ndërtimin e trupit

19/08/2025
Shëndet & Style

Kjo është gruaja e dytë më e pasur në botë

15/08/2025
Shëndet & Style

Ushqimet për një lëkurë perfekte

15/08/2025
__kateg

Divorc pas 13 vitesh martesë! Vajza e Joe Biden “hakmerret” publikisht ndaj tradhtisë së bashkëshortit

15/08/2025
Shëndet & Style

Vaksinimi pa gjilpërë: Zbulimi shkencor që mund të ndryshojë gjithçka

15/08/2025
Shëndet & Style

Profesionet që i bëjnë dëm zemrës

15/08/2025
Next Post

Në “Bllacë” janë sekuestruar 78 kg duhan për nargjile

Kryeparlamentari Gashi në Kosovë, takon Albin Kurtin

19/08/2025

Fetai: Rrisim transparencën institucionale

19/08/2025

Mexhiti: Ne i mbajmë premtimet dhe e kthejmë vizionin në realitet

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk