Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Limani: Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdesës dhe nxitës

15/05/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e 15 majit, Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T Fatih Ulusoj, përcollën mesazhe të fuqishme për publikun.

Në vjim fjalimi i ministrit Limani:

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, së bashku me ambasadorin e Turqisë, i riafirmojmë marrëdhëniet tona të gjata miqësore dhe përkushtimin tonë të përbashkët për përparimin e familjes si vlerë themelore dhe shtyllë e shoqërisë.

Familja paraqet burim stabiliteti, dashurie dhe solidariteti, prandaj bashkëpunimi ynë fokusohet në krijimin e politikave që do të mbështesin forcimin e saj – përmes shërbimeve sociale, mbështetjes për brezat e rinj dhe zhvillimit të masave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Si institucion, detyra jonë themelore është të sigurojmë mbështetje për të gjitha format e familjeve dhe të plotësojmë nevojat e tyre të ndryshme.

Në këtë drejtim, Ministria po zbaton një sërë iniciativash të rëndësishme për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbështetjes së familjeve, ndër të cilat:

1. Zbatimi i Garancisë Evropiane për Fëmijët, me theks në qasjen e barabartë në shërbimet themelore për fëmijët më të rrezikuar,

2. Promovimi i prindërimit pozitiv, përmes trajnimeve, resurseve dhe mbështetjes për prindërit,

3. Zhvillimi i sistemit për ndërhyrje të hershme, i drejtuar drejt identifikimit dhe mbështetjes në kohë të fëmijëve me vështirësi në zhvillim,

4. Hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve (2025–2029), si dokument strategjik për përparimin e të drejtave të fëmijëve,

5. Ndryshime ligjore për forcimin e mbrojtjes së fëmijëve, përfshirë krijimin e një organi të specializuar për monitorimin e të drejtave të tyre,

6. Përmirësimi i sistemit të kujdesit alternativ, me hapjen e qendrave të reja për mbështetjen e familjeve kujdestare,

7. Hartimi i një Kodi të ri Civil, me të cilin do të avancohen marrëdhëniet familjare dhe do t’u afrohemi standardeve evropiane juridike.

Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdesës dhe nxitës; ku familjet janë të mbështetura, dhe të rinjtë të inkurajuar ta ndërtojnë të ardhmen e tyre me shpresë dhe vetëbesim.

Besojmë se përmes bashkëpunimit strategjik, shkëmbimit të njohurive dhe përkushtimit të përbashkët, mund të krijojmë një komunitet gjithëpërfshirës, të drejtë dhe të qëndrueshëm për të gjithë.

 

Dita e sotme e Familjes është një rikujtim se pikërisht në familje mbështeten vlerat që e shtyjnë përpara një shoqëri.

 

Le të investojmë në ato vlera – me zemër, me vizion dhe me hapa të përbashkët.

 

 

Previous Post

U mbajt turneu memorial në futboll të vogël “Mustafë Ebibi”

Next Post

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Fitorja fillon nga Likova dhe përhapet në gjithë vendin!

21/08/2025
Maqedoni

Alarmi për bombë në Aeroport, arrestohet 26 vjeçari

21/08/2025
Maqedoni

Shtatë vatra zjarri po digjen sonte në Maqedoni

21/08/2025
Maqedoni

Nesër moti me erë dhe jostabil me të reshura lokale të shiut dhe bubullima

21/08/2025
Maqedoni

VLEN: Arbër Ademi dhe BDI e ulën përqindjen e shqiptarëve, sot bëjnë viktimën!

21/08/2025
Maqedoni

Bakiu: Frçkovski s’mund të lajë duart nga krimet e së kaluarës, shqiptarët nuk harrojnë dhe nuk falin!

21/08/2025
Next Post

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

Prindër kolumbianë emërojnë vajzën “Chat Yipiti” sipas ChatGPT-së

22/08/2025

Adelina Tahiri e ‘zhytur’ në luks, kështu reklamon veshjen firmato

22/08/2025

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk