Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Limani: Së shpejti do të fillojë përkujdesja për fëmijë në kopshtin ri “Rilindja” në Tetovë

16/12/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, sot kanë vizituar objektin e ri “Rilindja” pranë Institucionit Publik “Mlladost”, Komuna e Tetovës, me qëllim të inspektimit të aktiviteteve para hapjes së tij.

Gjatë vizitës u konstatua se kopshti ka përfunduar plotësisht dhe së shpejti fëmijët e këtij vendbanimi do të kenë mundësinë t’i kalojnë ditët e fëmijërisë këtu.

Hapja e kopshtit do të mundësojë hyrjen e 165 fëmijëve të rinj nën moshën 6 vjeç në procesin parashkollor.

Ndërtimi financohet përmes Programit Vjetor të Veprimit “Mbështetja e BE-së për Arsimin, Punësimin dhe Politikën Sociale” për vitin 2017 me një buxhet total prej rreth 805.000 €, nga të cilat Bashkimi Evropian financon rreth 705.000 € dhe bashkëfinancimet shtetërore nga buxheti kombëtar prej rreth 100.000 €.

Për funksionimin normal të tij është siguruar punësimi për 29 persona.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministri Limani theksoi se me miratimin e ndryshimeve në ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, ka filluar edhe procesi për marrjen e licencave për staf profesional në kopshte. Si dhe së shpejti do të nisë procesi i dhënies së provimeve dhe kjo do të mundësojë hyrjen e kuadrove profesionale në kopshtet e fëmijëve, ku është e nevojshme.

“Qëllimi ynë dhe në të njëjtën kohë përgjegjësia jonë është të sigurojmë rritje dhe zhvillim të hershëm cilësor të fëmijëve dhe ne jemi të përkushtuar ndaj kësaj çështje. Çdo fëmijë meriton të ndjekë kopshtin dhe të marrë edukim dhe arsimim parashkollor që do të kontribuojë në zhvillimin e tij të mëtejshëm. Vazhdojmë të punojmë për uljen e listave të pritjes së fëmijëve për regjistrim në kopshte, ndërtimin e kopshteve aty ku ka nevojë dhe punësimin e kuadrove profesionale në to”, theksoi Limani.

Previous Post

Benzema mendon pensionimin nga futbolli

Next Post

Zv. Kryeministri i Parë Mexhiti, në panel diskutim me studentët: “Investimi tek të rinjtë është investim për të ardhmen”

Related Posts

Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Maqedoni

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e BDI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

04/11/2025
Maqedoni

Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

04/11/2025
Maqedoni

Bekim Sali takohet me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari: Bashkëpunim i fuqishëm në kuadër të NATO-s

04/11/2025
Maqedoni

Në Kuvend u prezantua Raporti i Komisionit Evropian

04/11/2025
Maqedoni

Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi ndërmjet QMK-së dhe NP Radiodifuzioni Nacional

04/11/2025
Next Post

Zv. Kryeministri i Parë Mexhiti, në panel diskutim me studentët: “Investimi tek të rinjtë është investim për të ardhmen”

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025

Personalitati më i votuar në zgjedhjet lokale nga radhët e BDI me 27.227 vota është Abdul Selam Selami

04/11/2025

Tetovarët presin që Kasami të zgjidh problemet infrastrukturore dhe të përfundoj projektet e nisura

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk