Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”

03/09/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka kornizë pesëvjeçare (2026–2030) dhe përfaqëson përkufizim të bashkëpunimit të partneritetit të OBSH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Strategjia është hartuar që t’i mbështesë drejtpërdrejt objektivat kombëtare shëndetësore, detyrimet për anëtarësim në BE, si dhe objektivat globale për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Misioni i saj kryesor është transformimi i sistemit shëndetësor në një sistem të qëndrueshëm, të barabartë dhe tejet efikas, me çka sërish do të rivendoset besueshmëria publike dhe do të përmirësohen rezultatet shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është një nga ministritë kryesore të përfshira në krijimin dhe në zbatimin e Strategjisë, veçanërisht në pjesën e mbështetjes së të rinjve dhe të grupeve të cenuara.

“Sot po flasim për përpjekjen tonë të përbashkët që të ndërtojmë një shoqëri, në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”. Politikat tona synojnë luftimin e varfërisë dhe të përjashtimit social, me qëllim të qartë – askush nuk duhet të lihet mënjanë” – theksoi Limani.

Ai i potencoi të katër pikat e veprimit, të cilat i përfshijnë: viktimat e dhunës, të cilave u nevojitet mbështetje sistemike, profesionale dhe dinjitoze, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe përpjekjet për zhvillim të standardeve për kujdes të integruar shëndetësor dhe social, politikën demografike me fokus te familjet dhe të rinjtë, si dhe promovimin e shëndetit mendor, i cili është përparësi në Strategjinë e të Rinjve.

“Ne udhëheqim politika për njerëzit, për nënën që kujdeset e vetme për fëmijët e saj, për pensionistin e fshatit rural, për të riun që lufton me ankthin, për gruan që është çliruar nga dhuna” – tha mes tjerash, Limani.

Ai arriti në përfundimin se, krahas pasqyrimit të prioriteteve kombëtare nga strategjia, në këtë mënyrë krijohet edhe Aleanca Ndërkombëtare për Drejtësi, Shëndet dhe Barazi.

Previous Post

Strategjia e re e OBSH-së – shëndeti dhe energjia në një axhendë të përbashkët për 2026-2030″

Next Post

Janevska: Sistemi arsimor do të luajë rol kyç në realizimin e qëllimeve të Strategjisë për bashkëpunim me OBSH-në

Related Posts

Maqedoni

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025
Maqedoni

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Maqedoni

Adnan Azizi: Konfirmoj fitoren bindëse në Tetovë, Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen…

02/11/2025
Maqedoni

Pas numërimit të 100% të votave në Bogovinë, Feti Abazi fiton bindshëm

02/11/2025
Maqedoni

Rezultatet përfundimtare në Dibër, Fisnik Mela fiton ndaj Ramadan Imerit

02/11/2025
Next Post

Janevska: Sistemi arsimor do të luajë rol kyç në realizimin e qëllimeve të Strategjisë për bashkëpunim me OBSH-në

Ibrahimi: Fituam 10 komuna, VLEN forca e dytë politike në Maqedoni!

02/11/2025

Fatmir Limani: DITË E TRISHTË SOT !

02/11/2025

Mickoski: Kjo fitore është e përbashkët

02/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk