Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Likovë, u rikonstruua kati i dytë i Shtëpisë së Shëndetit

04/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Likovë kanë përfunduar punimet rreth rikonstruimit të tërësishëm të katit të dytë në objektin e Shtëpisë së Shëndetit. Në përurimin e punimeve të sapopërfunduara ishin të pranishëm: ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Arben Fetai, si dhe deputeti i zonës, Rijad Shaqiri.

Drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Shkëlqim Musliji, i njoftoi të pranishmit me këtë investim kapital që u realizua së fundmi këtu.

“Erdha t’i shoh ambientet e Shtëpisë së Shëndetit në Likovë. Renovim, përmirësime, jam shumë krenar që drejtori, Shkëlqimi, ka arritur t’i përmirësojë kushtet dukshëm në katin e dytë të Shtëpisë së Shëndetit. Shpresoj që këtë vit, më 2025, ta bëjmë renovimin edhe në katin e parë. Ky është një shembull se si duhet ne si Ministri e Shëndetësisë, por edhe drejtorët ambiciozë të investojnë në Shtëpitë e Shëndetit apo ambulancat, të cilat janë në pjesët rurale të shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë ne mund të zvogëlojmë intensitetin e punës në spitalet e qytetit, pasi që edhe për pacientët që janë fokus i sistemit shëndetësor të marrin shërbime shëndetësore sa më shpejt, sa më lehtë dhe sa më afër tyre.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Një investim shumë i rëndësishëm për të gjithë personelin në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë. Gjithashtu prezantuam edhe projektet tona, të cilat i kemi në plan për të ardhmen, si në zgjerimin e shërbimeve specialistike, po ashtu edhe në investimin në katin e parë, për të cilin prezantuam edhe projektin që shpresojmë që së shpejti të bëhet realitet. Brenda një periudhe katërvjeçare do t’i kemi edhe katër shërbime specialistike në Shtëpinë e Shëndetit në Likovë.”, – deklaroi drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Likovë, Shkëlqim Musliji.

Ndryshe, investimi në fjalë përfshinë komplet rikonstruimin e katit të dytë të objektit dhe i njëjti është donacioni nga ambasada kineze në vendin tonë dhe kap vlerën prej 15 mijë eurosh. (TVM2)

 

Previous Post

Kina nis hakmarrjen ndaj Trump! Vendos tarifa 34% për importet e mallrave amerikane

Next Post

BDI me hapa të rinj në vazhdimësi të reformës gjithëpërfshirëse partiake

Related Posts

Maqedoni

Sekuestrohet mall i kontrabanduar nga Serbia, vlera arrin mbi 20 mijë euro

13/08/2025
Maqedoni

MASH:Metodologjia e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm do të stimulojë procesin edukativo-arsimor me cilësi më të mirë

13/08/2025
Maqedoni

Limani: Më në fund e zhbllokuam procesin e dhënies së provimeve profesionale për marrje të licencave të punës në institucionet e fëmijëve

13/08/2025
Maqedoni

BDI: Marrëveshja e Ohrit është themeli i shtetit dhe garancia e së ardhmes europiane

13/08/2025
Maqedoni

Latif Arifi emërohet koordinator nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e RMV-së

13/08/2025
Aktuale

Mexhiti: Marrëveshja e Ohrit është themel i gjallë për shtet të drejtë dhe gjithëpërfshirës

13/08/2025
Next Post

BDI me hapa të rinj në vazhdimësi të reformës gjithëpërfshirëse partiake

Sekuestrohet mall i kontrabanduar nga Serbia, vlera arrin mbi 20 mijë euro

13/08/2025

MASH:Metodologjia e re për financimin e arsimit fillor dhe të mesëm do të stimulojë procesin edukativo-arsimor me cilësi më të mirë

13/08/2025

Limani: Më në fund e zhbllokuam procesin e dhënies së provimeve profesionale për marrje të licencave të punës në institucionet e fëmijëve

13/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk