Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Ligji për masat restriktive, Osmani: Në ligj do të përfshihet edhe korrupsioni

11/01/2024
Ligji për masat restriktive, Osmani: Në ligj do të përfshihet edhe korrupsioni
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Jashtme nëpërmjet ndryshimeve ligjore për masat restriktive synon të përforcojë luftën kundër korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare, si dhe kërcënimeve hibride ndaj shtetit. Këtë e paralajmëroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili tha se me ndryshimet e reja do të shtohen aktet juridike të ShBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, si bazë për vendosjen e masave restriktive, si dhe hapat konkrete të cilat i ndërmerr shteti pas përcaktimit të këtyre masave.

“Si qëllim të masave restriktive, përveç sigurisë dhe zhvillimit të demokracisë, në përgjithësi e vendosim edhe korrupsionin, luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, si dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit. Institucioni që propozon detyrimisht dërgon të gjitha materialet dhe dëshmitë deri tek Prokuroria Publike, e cila pas këtij ligji është e obliguar të fillojë procedurë hetimore dhe nëse kjo procedurë hetimore përfundon me ngritje të akuzave, atëherë detyrohet përkohësisht bartësi i funksionit publik të largohet nga detyra deri tek një vendim i plotfuqishëm gjyqësor.”, – deklaroi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

I pyetur për qëndrimet e ambasadorit holandez, Dirk Jan Kop, se anëtarësimi i vendit është i rrezikuar nga ulja e vazhdueshme e sundimit të ligjit, Osmani tha se vendi nuk mund të arrijë standard evropian të sundimit të ligjit pa proces të negociatave.

“Në bisedat e mia me ambasadoren holandeze, kemi dy dallime thelbësore konceptuale. Ai beson se ne mund të arrijmë një standard evropian të sundimit të ligjit pa negociata me Bashkimin Evropian. Ndërsa unë vlerësoj se ne nuk mund të arrijmë një standard evropian të sundimit të së drejtës, pa një proces të negociatave dhe këto dy procese janë të lidhura. Bllokimi i rrugës sonë drejt BE-së është arsye e drejtpërdrejtë për pamundësinë e arritjes së atij standardi evropian.”, – theksoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Ndryshimet ligjore për masat restriktive parashikojnë të ketë konfiskim të pronës së personave të sanksionuar. Ndërsa për subjekte juridike nëse ka ngritje të akuzës, atëherë ato nuk do të mund të marrin pjesë në prokurimet publike deri në një vendim të plotfuqishëm të gjyqit.

Previous Post

Amerika pranon kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Next Post

Mexhiti: Ka mjaftueshëm vaksina, të ndalojmë përhapjen e kollës së keqe

Related Posts

Maqedoni

Shënohen Ditët Erasmus 2025, Agjencia Kombëtare mori mjete nga BE-ja për financimin e projekteve të mobilitetit

14/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Lehtësim për qytetarët, 2 milionë euro për ashensorë në ndërtesat e Çairit

14/10/2025
Maqedoni

Njëri nga policët e dyshuar për zjarrin në diskotekën “Pulse”, vdiq në paraburgim

14/10/2025
Maqedoni

Hapja e qendrës për AI në Maqedoni, Mickoski: Është diçka për të cilën jam vërtet i emocionuar dhe i lumtur

14/10/2025
Maqedoni

Përfaqësues të Universitetit të Tetovës realizuan vizita në universitetet e Suedisë dhe Sllovenisë

14/10/2025
Maqedoni

VLEN: Asnjë ‘referendum’ s’mund ta ringjallë besimin që BDI e ka varrosur vetë!

14/10/2025
Next Post
Mexhiti: Ka mjaftueshëm vaksina, të ndalojmë përhapjen e kollës së keqe

Mexhiti: Ka mjaftueshëm vaksina, të ndalojmë përhapjen e kollës së keqe

Shënohen Ditët Erasmus 2025, Agjencia Kombëtare mori mjete nga BE-ja për financimin e projekteve të mobilitetit

14/10/2025

Mexhiti: Lehtësim për qytetarët, 2 milionë euro për ashensorë në ndërtesat e Çairit

14/10/2025

Njëri nga policët e dyshuar për zjarrin në diskotekën “Pulse”, vdiq në paraburgim

14/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk