Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ligji për masat restriktive, nuk do ta shohë dritën në këtë përbërje parlamentare?!

26/03/2024
Ligji për masat restriktive, nuk do ta shohë dritën në këtë përbërje parlamentare?!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ligji për masat restriktive, rezulton se nuk do ta shohë dritën në këtë përbërje parlamentare. Ndryshimet që, sipas propozuesit, pritet të sanksionojnë edhe në vend personat që futen në listën e zezë amerikane ose marrin sanksione të ngjashme nga BE-ja, kanë ngecur në Kuvend dhe nuk ka një marrëveshje politike për zhbllokimin e tyre. Pushteti, gjegjësisht Ministria e Punëve të Jashtme e propozoi ligjin me procedurë të rregullt, ai duhet të kalojë nëpër Komisionin për politikë të jashtme të cilin e drejton deputeti i opozitës Antonio Milloshoski. Sipas pushtetit, bllokues është po Milloshoski.

Nga ana tjetër, opozita thotë se në vend ka mjaft ligje për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, në rast se ka vullnet që kjo të ndodhë. Sipas tyre, fakti që ligji është me procedurë të rregullt, nënkupton që duhet të ketë dhe debat publik.

“Maqedonia edhe tani ka mjaft ligje që të pastrojë krimin dhe korrupsionin kurse pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë do të rishikojmë gjithçka në thelb dhe gjithkund ku ka boshllëqe do të sjellim vendime ose zgjidhje ligjore me qëllim që të merremi me krimin dhe korrupsionin. Unë vlerësoj se në këtë moment nëse ka vullnet, ka mjaft bazë ligjore që të ndiqen penalisht njerëzit që janë autorë potencial të krimit dhe korrupsionit”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Opozita shqiptare thotë se mosmiratimi i ligjit i përgjigjet BDI-së dhe koalicionit të krijuar me partinë e Mehduh Thaçit i cili është në listën e zezë amerikane.

“Sot e kemi arsyen përse u bllokua. Sot Ali Ahmeti nënshkroi një marrëveshje me Menduh Thaçin, i cili është në listën e zezë amerikane. Kjo tregon përse u bllokua ky ligj, për ta bërë këtë bashkëpunim se është tepër i nevojshëm dhe proevropian për BDI-në, kurse nga ana tjetër në popullatë diçka tjetër promovojnë, diçka tjetër flasin, akuzojnë për palën tjetër”, tha Visar Ganiu, VLEN.

Në listën e zezë amerikane së fundi hynë Stevço Jakimovski, kandidat për president, Katica Janeva, ish kryeprokurore speciale, kurse pak më herët edhe Ramiz Merko, kryetar i Strugës, Koço Angjushev, ish zv.kryeministër për çështje ekonomike, ish shefi i shwrbimit sekret Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamçev dhe të tjerë. /Alsat.mk

Previous Post

Qeveria  mori vendim për krijimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi 2024-2028

Next Post

Zgjidhet problemi shumëvjeçar, nxënësit e “Medreses Isa Beu”, mund të regjistrohen në fakultetet e vendit

Related Posts

Maqedoni

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë

30/10/2025
Maqedoni

Tragjedi në futbollin tetovar, vdes futbollisti shqiptar

30/10/2025
Maqedoni

VLEN: Zijadin Sela i etur për vemendje!

30/10/2025
Aktuale

Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

30/10/2025
Maqedoni

Afrim Gashi merr pjesë në pritjen për 102 vjetorin e Republikës së Turqisë

30/10/2025
Maqedoni

Fetai: Më 19 tetor mori fund politika makiaveliste, shqiptarët kanë dalzotës me VLEN!

30/10/2025
Next Post
Zgjidhet problemi shumëvjeçar, nxënësit e “Medreses Isa Beu”, mund të regjistrohen në fakultetet e vendit

Zgjidhet problemi shumëvjeçar, nxënësit e “Medreses Isa Beu”, mund të regjistrohen në fakultetet e vendit

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë

30/10/2025

Tragjedi në futbollin tetovar, vdes futbollisti shqiptar

30/10/2025

Pse Trump shtypi butonin e testit bërthamor pas 33 vitesh

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk