Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Lidhja Europiane për Ndryshim: Rezultatet e testimit PISA janë dëshmia e falimentimit të arsimit në RMV

08/12/2023
Lidhja Europiane për Ndryshim: Rezultatet e testimit PISA janë dëshmia e falimentimit të arsimit në RMV
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë javë dolën rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA, në të cilat
Maqedonia e Veriut është ranguar në 10 vendet e fundit nga gjithsej 81
vendet në të cilat është realizuar ky testim, ndërsa kjo rënie vazhdon
secilin vit më poshtë e më keq. Kështu edhe sivjet, qoftë në rezultatet
e leximit, gjuhëve, matematikës ose të shkencës, nxënësit e shkollave të
vendit tonë kanë treguar rezultate që janë zhgënjyese. Megjithatë,
fajtorët e fundit në këtë lajm të keq janë nxënësit e testuar. Ata janë
viktimat e një sistemi që e ka prodhuar këtë gjendje të falimentimit të
arsimit.
Partizimi i arsimit përmes drejtorive, punësimet partiake, mungesa e
teksteve shkollore, mungesa e objekteve dinjitoze, politikat arsimore që
nuk shfaqin kurrfarë interesimi për sukses në arsim, që vijojnë tashmë
disa vjet, janë vetëm disa nga arsyet për këtë gjendje në arsim. Një
shtet që është i fokusuar në biznese të zeza, që është i zhytur në krim,
korrupsion dhe i përqendruar në zhvillimin e lojërave të fatit e
kazinove, sigurisht që nuk mund të presë suksese më të mira në arsim.
Deri tash nuk kemi parë dikë që e ka pasur në fokus arsimin ose që ka
pasur ndonjë plan investimi për më shumë sukses në arsim.
Për fat të keq, tashmë në disa cikle këtë dikaster e kanë udhëhequr
kuadro të Bashkimit Demokratik për Integrim, rrjedhimisht edhe
aktualisht, dhe ata janë fajtorët e drejtpërdrejtë dhe të përveçëm të
kësaj gjendjeje në arsim. Ata deri tash nuk kanë ofruar asgjë për
cilësinë e arsimit. Në fakt, oferta e vetme e tyre ka qenë dhe është
shndërrimi i shkollave, madje edhe i universiteteve, në degë të partisë
dhe ndërmarrje për punësimin e militantëve partiakë. Pasioni i tyre për
monopol politik mbi arsimin i ka tejkaluar edhe përmasat e kohës së
monizmit. Përveç diferencimeve të të gjithëve që nuk ishin me ata,
njësoj si në kohën e Jugosllavisë socialiste, kur Tito bëhej akademik,
edhe universitetet e kohës sonë vrapuan t’i bëjnë liderët e partive
doktor honoris causa, duke e poshtëruar kështu univeristetin si
“Bashkësia e Mësuesve dhe Studentëve”. Se në cilën gjendje është arsimi,
përveç testeve PISA, flet edhe mendësia provinciale që akoma e lufton
mësimin në gjuhën amtare, siç ishte rasti me nxënësit e Çashkës.
Sidoqoftë, Lidhja Europiane për Ndryshim është këtu të thotë se ne do të
jemi jashtëzakonisht të fokusuar në arsim, duke bërë investimin më të
madh pikërisht në zhvillimin e arsimit. Nuk mund të lejojmë akoma të
jemi vrasës të ardhmërisë sonë. Prandaj, nga maji i vitit tjetër vjen
një epokë e re jo vetëm për demokracinë, zhvillimin ekonomik dhe
drejtësinë në vendin tonë, por veçanërisht për arsimin, për çka do të
dëshmojnë edhe testimet e viteve të ardhshme.

Previous Post

256 gjoba në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Next Post

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot për rezolutën e armëpushimit

Related Posts

Aktuale

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025
Maqedoni

AKI: Këto janë listat e kandidatëve për kryetar komune dhe bartësve të listave për këshilla komunal

14/09/2025
Maqedoni

Murtezi: Me këtë ekip sjellim fitoren e madhe në Çair

14/09/2025
Maqedoni

Ministria e ekologjisë me komunikatë Lidhur me zjarrin në depozitën e mbeturinave elektronike “F-grupacija” në Trubarevë

14/09/2025
Maqedoni

Ja lista e VLEN në Tetovë

14/09/2025
Maqedoni

Osmani: Lista e këshilltarëve e AKI, simbol i ndryshimit dhe fillimi i një politike të re që u shërben qytetarëve të Çairit

14/09/2025
Next Post
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot për rezolutën e armëpushimit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot për rezolutën e armëpushimit

Përfundon qetë protesta në Hagë për drejtësi dhe liri

14/09/2025

Drejtori i QMK-së, Muhamed Ali shtrihet në spital

14/09/2025

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk