Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Lidhja Europiane për Ndryshim: Për 4 vite qeverisje, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove (VIDEO)

16/01/2024
Lidhja Europiane për Ndryshim: Për 4 vite qeverisje, Artan Grubi investoi 25 milionë euro në aparate të kazinove (VIDEO)
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Varfëria po rritet çdo ditë, krimi e korrupsioni lulëzojnë, arsimi po rrënohet, por kazinotë po shtohen. Kjo është politika dyftyrëshe e Artan Grubit dhe BDI-së së Ali Ahmetit.

Veprimet e fundit dëshmojnë se armiku kryesor i qytetarëve e veçanti shqiptarëve është politika dyftyrëshe e BDI-së. Me presion të opozitës dhe lëvizjes Anti-Bixhoz, u soll një ligj i cili do të obligojë kazinotë të jenë në një distancë prej shkollave. BDI vrapoi të marrë merita për këtë, se gjoja ka bërë një punë të mirë, por edhe për të tentuar të mbulojë hilenë që ua bën qytetarëve. Për çfarë distance flet BDI-ja, kur pikërisht 30 metra nga këtu ku jemi, një godinë që për vite me rradhë ishte universitet, sot është kazino.

BDI në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpi e në telefoni e çdo qytetari.

Nga ana tjetër, derisa fëmijët në shkolla, me vite të tëra nuk kanë libra, Qeveria e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, tani me nënshkrimin edhe të Përparim Bajramit për në janar të vitit 2024 në plan të parë kanë vendosur furnizimin edhe të 500 aparateve dhe 500 karrikeve të reja për kazino, si dhe reklama për kazinotë.

Funksionerët e Ali Ahmetit, investimin e parë këtë vit, prej 5 milion eurove e bëjnë për kazinotë, ndërsa nuk ka asnjë dyshim se këto tenderë janë përgatitur për biznesmenët e krimit nga BEOGRADI.

Tani, BDI nuk vepron vetëm nga një institucion siç është LLOTARIA SHTETËRORE, por me dy institucione, siç është edhe NOVO VLT (Nova Drzavna Lotarija ) ku udhëheqës janë Omer Bunjaku, Përparim Bajrami, Artin Spahiu, të tre kurbanët e Artan Grubit.

Nga keto 2 institucione ata po bejnë kërdinë me korupsione, skandale dhe shkatërrimin e shqiptarëve.

Paramendoni, në 4 vite qeverisje, Artan Grubi ka harxhuar 25 milionë euro për aparate të kazinove, ndërsa në vendbanimet shqiptare, nuk po hapen çerdhe e shkolla, nuk po promovohen libra, nuk flitet për teatër dhe kulturë, por po shtohen lotot, kazinotë dhe kumari.

Kjo është BDI e Ali Ahmetit, i cili derisa flet për vepra kombëtare, bashkë me Artanin por shkatërrojnë shoqërinë shqiptare! https://fb.watch/pCcYpJm0Eg/?mibextid=Nif5oz

Previous Post

Taravari pret në takim ambasadorin çek, Jarosllav Ludva

Next Post

Kamberi: Shqiptarët e Luginës ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Kamberi: Shqiptarët e Luginës ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi

Kamberi: Shqiptarët e Luginës ta refuzojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk