Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lidhja Europiane për Ndryshim: Kandidati presidencial i BDI-së nuk i përfaqëson shqiptarët

21/02/2024
Lidhja Europiane për Ndryshim: Kandidati presidencial i BDI-së nuk i përfaqëson shqiptarët
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë, kur po bëhen publikë kandidatët për presidentë të Republikës së Maqedonisë, ndër emrat që lakohen nga Bashkimi Demokratik për Integrim është ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ndonëse është e drejtë e tyre që ta kandidojnë kë të duan, ajo që duam ta vëmë në spikamë është se ky kandidat nuk i përfaqëson shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. I promovuar si ministri i parë shqiptar i Punëve të Jashtme në vendin tonë, ai po e mbyll mandatin pa bërë as edhe një vizitë të vetme në Republikën e Kosovës. Në kohën që atje shkuan gati të gjithë politikanët maqedonas, bile edhe disa politikanë serbë që veprojnë kundër regjimit të Vuçiqit, ai që kurrë nuk gjeti fuqi dhe arsye për të shkuar në Kosovë është vetëm Bujar Osmani. Le që nuk kemi pritur që ai të bëjë homazhe në Prekaz, siç bëri Sandulloviqi, por ka qenë skandaloze kualifikimi i tij për sulmin terrorist serb në Banjskë, në veri të Kosovës. Në kohën që State Department-i Amerikan dhe Komisioni Europian, si edhe të gjitha vendet aleate perëndimore e gjykuan këtë si sulm terrorist, i vetmi ishte Bujar Osmani, që si kryesues i OSBE-së, foli për atë ngjarje gati siç flet Bjellorusia për sulmet ruse në Ukrainë. Le që nuk foli si shqiptar, por as si kryesues i OSBE-së ai nuk tha asgjë për t’u vënë në radhë me lidershipin perëndimor. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo qasje indiferente ndaj Kosovës dhe interesave shqiptare në rajon, ai – si ministër i njohur edhe më parë me afera korruptive – nuk la e pa ngjyer lugën në korrupsion edhe duke qenë ministër i Punëve të Jashtme. Ishte ngjarja e organizimit të samitit të OSBE-së në Shkup që e zbardhi prirjen e tij korruptive, për çka edhe vetë e pranoi dhe kërkoi falje, ndërsa jo më pak të dyshimta kanë qenë edhe tenderët e realizuar me kompaninë “Eurovia”, si dhe ato për makinat që janë përdorur për samitin e OSBE-së.

Sidoqoftë, këto dhe të dhënat e tjera që do t’i publikojmë ditëve në vazhdim janë dëshmi e bollshme për ta kuptuar se gjithkush nga BDI-ja mund të ishte i pranueshëm si shqiptar, por Bujar Osmani nuk mund të jetë kandidat i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Previous Post

Besa Dauti është emëruar drejtoreshë e re e Galerisë së Arteve – Tetovë

Next Post

Kovaçevski u kërkon falje mediave: I pranoj të gjitha reagimet e SHGM-së

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Dyqanxhiku: Jemi në rrugën e duhur, drejt fitores së madhe të 19 tetorit

06/10/2025
Maqedoni

Mickoski: LSDM, BDI dhe E Majta kanë dëshirë të verbër për pushtet

06/10/2025
Maqedoni

Kroacia tërheq nga tregu specat e Maqedonisë së Veriut

06/10/2025
Maqedoni

Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

06/10/2025
Maqedoni

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen viziton Shkupin javën e ardhshme

06/10/2025
Maqedoni

Defekt serioz në Vlae, riparimi shtyhet deri nesër për shkak të mungesës së njerëzve dhe makinerive

06/10/2025
Next Post
Kovaçevski u kërkon falje mediave: I pranoj të gjitha reagimet e SHGM-së

Kovaçevski u kërkon falje mediave: I pranoj të gjitha reagimet e SHGM-së

OBSH: Mbi 100 milionë njerëz në mbarë botën përdorin cigare elektronike

06/10/2025

Sara Gjordeni merr vendimin e papritur

06/10/2025

Pas dy dekadash, Nicole Kidman rikthehet si ambasadore e Chanel

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk