Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI është pengesa kryesore e integrimit në BE

11/01/2024
Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI është pengesa kryesore e integrimit në BE
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian përmes Ambasadorit holandez bëri të ditur që BDI është bërë frenuesja kryesore e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Vërejtjet nga partnerët ndërkombëtarë po vijnë një pas një. Reagoi ambasadori i BE-së, që po keqpërdoret flamuri Europian për të ngulfatur debatin.

Reagoi fuqishëm Ambasadorja e SHBA-ve zonja e nderuar Angela Ageler, duke konstatuar që në RMV ekziston epidemi e korrupsionit e askujt nga pushteti nuk i bëri përshtypje që një partner aq i rëndësishëm si SHBA-ja po e thotë këtë gjë.

Më tutje, me të dhëna empirike e grafike, doli raporti i Komisionit Europian, që aspak nuk do të druajmë ta quajmë skandaloz e më i keqi deri tani, ku në çdo faqe të këtij raporti shihni konstatimin ‘no porgress was made’ dhe përsëri askush nuk e mori këtë seriozisht. Përkundrazi paaftësinë e tyre tentuan t’ia mveshin opozitës.

Të dashur qytetarë, takimi i djeshëm i ambasadorit të Holandës, shkëlqesisë së tij Dirk Jan Kop dhe Ali Ahmetit, si dhe porosia e përçuar në këtë takim nga ambasadori, edhe njëherë e bëri me dije para opinionit të gjërë se BDI është pengesa e vërtetë për integrimin e vendit në BE, me gjitha veprimet e tyre anti-europiane, anti-demokratike e me skandalet e tyre të njëpasnjëshme korruptive. Ky takim ishte goditja më e rëndë për gënjeshtrën e rradhës të BDI-së, për të ashtuquajturin Front Evropian.

Shihet qartë se edhe partnerët ndërkombëtarë tashmë e kanë kuptuar mirëfilli se fjalët e BDI nuk përputhen me veprimet e tyre dhe manipulimi i tyre është ajo që i mban peng qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të qenë pjesë e familjes Europiane. E mira e kësaj pune është se ditët i kanë të numëruara dhe qytetarët e kanë të qartë se në zgjedhjet e ardhshme do të vendoset mes Lidhjes Europiane për Ndryshim nga njëra anë, që përpiqen për luftë të vërtetë kundër krimit e korrupsionit, të rikthejnë demokracinë dhe ta kthejnë shtetin e së drejtës, dhe nga ana tjetër këtyre tjerëve që shpëtimin e vetëm e shohin te kthimi i Nikolla Gruevskit, prandaj edhe tërë ky presion për shkarkim e për linçim u koncentrua pikërisht te kryetarja e Gjykatës Supreme, zonja Besa Ademi, sepse i rezistoi këtij presioni.

Lidhja Europiane për Ndryshim zotohet se do të sjellë ndryshimin që qytetarët e meritojnë, njëherë e përherë. Pas 8 majit do të vijë një Qeveri që do zbatojë drejtësi të paanshme dhe shtet të së drejtës ku krimi dhe korrupsioni nuk do të kenë vend.

NDRYSHIMI PO VJEN!

Previous Post

Vdes fëmija dy vjeçar nga Kërçova, arrestohet babai i cili dyshohet se e ka rrahur

Next Post

Kovaçevski: Blloku operativ i Ortopedisë është rinovuar tërësisht, investojmë dhe krijojmë një sistem shëndetësor evropian

Related Posts

Maqedoni

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

14/05/2025
Maqedoni

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri

14/05/2025
Maqedoni

Ibrahimi zbulon: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai vetëm të deklarohet publikisht se nuk ka bashkëpunim me BDI-në

14/05/2025
Maqedoni

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025
Maqedoni

UNICEF: Një në tre fëmijë jetojnë nën nivelin e varfërisë

14/05/2025
Maqedoni

Rasti “Koçani”,Prokuroria propozon që ish ministri Bekteshi të vendoset në arrest shtëpiak

14/05/2025
Next Post
Kovaçevski: Blloku operativ i Ortopedisë është rinovuar tërësisht, investojmë dhe krijojmë një sistem shëndetësor evropian

Kovaçevski: Blloku operativ i Ortopedisë është rinovuar tërësisht, investojmë dhe krijojmë një sistem shëndetësor evropian

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

14/05/2025

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut jeton në varfëri

14/05/2025

Ibrahimi zbulon: Taravarit i ofruam t`i ndaj vet komunat si dëshiron ai vetëm të deklarohet publikisht se nuk ka bashkëpunim me BDI-në

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk