Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Biznes

Lidhja e sindikatave dorëzoi propozimin për pagën minimale prej 500 eurove!

03/03/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon që paga minimale të rritet për 6000 denarë dhe bashkë me të, të rriten edhe të gjitha pagat e tjera në sektorin publik dhe privat, shkruan Alsat.

Sipas sindikalistëve, paga minimale duhet të jetë rreth 500 euro, ndërsa për kontributet, shteti t’i lirojë apo t’i subvencionojë për 12 muaj.

Lidhja e Sindikatave kërkon që Qeveria dhe deputetët të mbështesin propozimet e tyre. Ndërkohë nëse nuk ka marrëveshje, nuk e përjashtojnë mundësinë e grevës së përgjithshme.

“Nëse dikush vendos të bëhet i pafytyrë do të jemi dyfish i pafytyrë. Nëse dikush vendos në mënyrë të njëanshme ta hedh poshtë nismën apo propozimin për ruajtjen e standardit jetësor të punëtorëve, kuptohet se në mënyrë të njëanshëm mund të marrim vendim edhe për grevë”, tha Sllobodan Trendafillov, Kryetar i Lidhjes së Sindikatave.

Lidhja Social Demokrate mbështet kërkesat e Sindikalistëve.

“E mbështesim luftën e sindikatave, për pagë minimale 500 euro. Njëkohësisht e shihni se të gjitha masat tona ekonomike që i kemi propozuar në periudhën e kaluar dhe sot shkojnë në interes të rritjes së pagave për qytetarët, respektivisht për punëtorët”, tha Sanja Llukarevska, LSDM.

Sindikalistët kërkesën për rritjen 6000 denarëshe e mbështesin në rritjen e kostos së jetesës duke nënvizuar se rritja e minimales në 24 400 denarë, siç është paraparë në pajtueshmëri me harmonizimin ligjor, është rritje shumë e vogël.

Paga minimale aktualisht është 22. 567 denarë dhe duhet të harmonizohet këtë muaj. Për lartësinë e pagës minimale duhet të flitet në seancën e këshillit ekonomiko-social që duhet të mbahet në mesin e këtij muaji. / Alsat.mk

Previous Post

Von der Leyen paralajmëron planin e quajtur “Riarmatosja e Evropës”

Next Post

Vështirësi në tretje, kura natyrale për të lehtësuar shqetësimet

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post

Vështirësi në tretje, kura natyrale për të lehtësuar shqetësimet

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk