Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Liderët e BE mblidhen për Ukrainën, diskutohet edhe shtimi i masave për mbrojtjen e Evropës

20/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit evropianë kanë nisur bisedimet në Bruksel në një samit për mbrojtjen dhe ekonominë, që pritet të zgjasë për shumë orë.Presidenti ukrainas, Zelensky do të informojë evropianët rreth bisedës së tij me presidentin Trump një ditë më parë.

Teksa mbërriti në samit, kancelari gjerman në largim Olaf Scholz tha se është vendimtare që Ukraina të jetë një shtet i pavarur sovran dhe të ketë një ushtri të fortë edhe pas arritjes së paqes me Rusinë.

“BE duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje të konsiderueshme për Ukrainën. Shpresoj që Bundestagu t’i miratojë të premten propozimet që kemi bërë kështu që ne kemi fleksibilitetin për të bërë gjithçka që duhet të bëjmë si një shtet i madh në zemër të Europës”, tha Scholz.

Ndërsa kryeministri kroat, Andrej Plenkovic kërkoi më shumë vëmendje ndaj Ballkanit. Ai i ktheu një përgjigje edhe Vuçiç i cili tha se deklarata e nënshkruar në Tiranë mes vendit tonë, Kosovës dhe Kroacisë nuk ishte kërcënim për Serbinë.

“Ai është një memorandum për bashkëpunim trepalësh, nuk ka asnjë karakter armiqësor, kështu që e kuptoj që tani po kërkohen probleme diku tjetër, por në këtë marrëveshje ato nuk ekzistojnë”, tha kryeministri kroat.

Mbledhja e Brukselit nuk do të jetë për vendime të mëdha, por udhëheqësit po diskutojnë rreth mënyrës sesi të financojnë investimet e BE-së për mbrojtjen.

Të gjithë krerët e shteteve europiane pritet të zotohen për mbështetje për Ukrainën përveç Hungarisë. Në draft tekstin e samitit, liderët e BE-së do t’i bëjnë edhe thirrje Rusisë të tregojë vullnet të vërtetë politik për t’i dhënë fund luftës.

Previous Post

Qeveria:Mediat që kanë emituar video dhe foto materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve ti largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

Next Post

Gjuajtje me armë në Shkup, plagoset një person

Related Posts

Botë

Trump: Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk janë të mjaftueshme

15/09/2025
Botë

Papa: Lexova se Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë, nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14/09/2025
Botë

Zbulohet specia e re/ Peshku i thellësive, jeton 10 mijë metra nën oqean

14/09/2025
Botë

OVL-UÇK falënderon qytetarët që morën pjesë në protestë në Hagë: Mesazhi ishte i qartë, jo në emrin tim

14/09/2025
Botë

Të paktën 32 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

14/09/2025
Botë

Policia pengon shqiptarët t’i afrohen Gjykatës Speciale, ngre helikopterë mbi Hagë

14/09/2025
Next Post

Gjuajtje me armë në Shkup, plagoset një person

Shënohet histori/ Kush është 15-vjeçari që fitoi çmimin “Emmy”?

15/09/2025

Toshkovski: Do të ketë kallëzime për çdo krim ekologjik që dëshmohet

15/09/2025

James Rubin për UÇK’në: Hashimi nuk ishte përgjegjës – komandantët i tregonin çfarë të bënte

15/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk