Lëvizja POPULLI në suaza të strukturimit të saj partiak, sonte mbajti Kuvendin Themelues të Forumit Rinor. Me propozim dhe vendim të Kuvendit Themelues, kandidat i vetëm ishte Muas Latifi, i cili mori edhe miratimin e kuvendit për të qenë kryetar i saj.
 Fjalë rasti kishte Drejtori i “Ujërat e Maqedonisë” z. Llokman Limani, fjalë kishte edhe Zëvendësministri i Kulturës, z. Onur Ali.
 Njëashtu, fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetarja e Forumit të Gruas, zonja Mejreme Ramadani – Shabani.
 Dhe për fund, këtë eveniment e përmbylli fjalimi  i kryetarit të Lëvizja Populli, z. Skender Rexhepi – Zejd i cili shprehi falemnderim ndaj rinisë e cila është shtyllë e Levizjes Populli. Ai në fjalimin e tij theksoi se do të qëndrojë gjithnjë në gatishmëri për të avansuar dhe zgjidhur çështjet që e tangojnë rininë, e krahas angazhimit për rinië, do të kujdeset që rinia të ketë hapsirë udhëheqëse parti dhe  në institucione që të tregojmë vlera të larta menaxhuese me sfidat që e presin atë në të ardhmen.
 Më tej, ai theksoi se “Rinia është ajo që e bën REVOLUCIONIN, e kjo filloj nga sonte, e që suksesi do shihet me 8 Maj.”
 
 










