Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lëvizja Demokratike: Viti i ri shkollor me një varg problemesh të vjetra! (VIDEO)

31/08/2023
Lëvizja Demokratike: Viti i ri shkollor me një varg problemesh të vjetra! (VIDEO)
0
SHARES
18
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kanë reaguar ndaj Ministrisë së Arsmit për fillimin e vitit të ri shkollor ku akuzojnë se një varg me probleme të vjetra që ende nuk kanë zgjdhje.

”Viti i ri shkollor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nuk do të jetë i njëjtë me atë paraprak, përkundrazi edhe më i keq dhe më me shumë mungesa. Për shkak të politikave dështuese të ministrisë përkatëse dhe sidomos BDI-së, arsimi shqip vazhdon të rrënohet dhe të degradohet në përmasa tragjike.

Edhe sivjet, siç është paralajmëruar, do të kemi pakësim të filloristëve shqiptarë, për shkak të ikjes masive të familjeve shqiptare jashtë shtetit për ta siguruar kafshatën e gojës. Dhe ky fakt askënd nga pushtetarët shqiptarë nuk e brengos, pavarësisht të dhënave trishtuese për pakësimin alarmant vit pas viti. Kjo mungesë, fatkeqësisht do të bëjë që edhe shumë arsimtarë të mbeten pa punë. Mungesa e vizionit dhe nëpërkëmbja e arsimit shqip shumë shpejtë do të reflektohet me fillimin e mbylljes së shkollave për shkak të mospasjes nxënës.

Edhe sivjet nxënësit shqiptarë do ta ndjejnë mungesën e teksteve, edhe sivjet do t’u ofrojnë për përdorim libra të vjetër, për të mos thënë libra horor, të shqyera e të copëtuara. Me të dy këmbët do të shkelet dinjiteti i këtyre nxënësve, të cilët me vite e vite detyrohen të mësojnë edhe nga librat që kanë përmbajtje të diskutueshme. Edhe sivjet, pavarësisht premtimeve të shumta të drejtuesve shqiptarë në pushtet, nxënësit shqiptar do të mësojnë në objekte të vjetra, të cilave që moti u ka kaluar afati dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me shkollat ku zhvillohet arsimi cilësor. Pra, asgjë nga premtimet, që tashmë është bërë normale të përfundojnë në gënjeshtra. Edhe sivjet do të mungojë cilësia në arsim shqip, edhe atë në të gjitha nivelet. Janë me qindra probleme që nuk i shqetësojnë ata, të cilët paguhen me paratë e popullit për t’i vënë çështjet në binaret e duhura. Në vend të cilësisë, gjithandej kemi vetëm përpjekje për të vënë drejtues të partisë në pushtet. Fatkeqësisht, trajektorja e arsimit shqip shënon vetëm rënie dhe fundosja nuk është larg”.

Previous Post

Nga loja legjendare e tavolinës në filmin aksion-aventurë Dungeons & Dragons: Honour Among Thieves vjen ekskluzivisht në SkyShowtime nga 31 gushti

Next Post

Ministri Aliu pjesmarrës në festivalin më të madh të aviacionit “Teknofest” në Turqi

Related Posts

Maqedoni

Blerim Bexheti s’do të jetë më koordinator i GP të BDI-së: U tërhoqëm, nuk na shkarkuan! Do të jem aktiv në BDI

04/11/2025
Maqedoni

Çka pas zgjedhjeve?

04/11/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare!

04/11/2025
Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur, tre të lënduar

04/11/2025
Maqedoni

Kryeministri Mickoski: E ardhmja e vendit tim është brenda BE-së

04/11/2025
Maqedoni

BDI shkarkon Blerim Bexhetin dhe emëron Rina Ajdarin si kordinatore të grupit parlamentar

04/11/2025
Next Post
Ministri Aliu pjesmarrës në festivalin më të madh të aviacionit “Teknofest” në Turqi

Ministri Aliu pjesmarrës në festivalin më të madh të aviacionit “Teknofest” në Turqi

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk