Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lëvizja Demokratike: Deponia Drislla bombë e vërtetë ekologjike, në rrezik shëndeti i mbi 50 mijë banorëve të Karshiakës

29/08/2023
Lëvizja Demokratike: Deponia Drislla bombë e vërtetë ekologjike, në rrezik shëndeti i mbi 50 mijë banorëve të Karshiakës
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deponia Drislla, paraqet problem publik, ambiental dhe shëndetësorë. Drislla tashmë 30 vite funksionon pa përmbushur kriteret e duhura ekologjike, konform Ligjit për Mbrojtje dhe avancim të ambientit jetësor dhe Ligjit për menaxhim me mbeturinat, e mos të flasim për standardet evropiane bashkëkohore.

Thjeshtë këtu kemi një deponi primitive, një sipërfaqe apo gropë të madhe prej 76 hektarësh ku në vit hedhen dhe mbulohen me dhe rreth 200.000 tonë mbeturina komunale, industriale, mbeturina medicinale edhe mbeturina tjera me rrezik të lartë infektues e kancerogjen.

Kjo e bën Deponinë Drislla vërtet një bombë ekologjike. Pra, këtu kemi ndotje permanente të tokës, ujit dhe ajrit , fakte këto që janë vërtetuar edhe nga Inspektorati shtetërorë i mjedisit jetësorë. Kjo gjendje vazhdimisht rrezikon dhe dëmton rëndë shëndetin e mbi 50.000 banorëve të f. Batincë (që gjendet në afërsi prej 500 metrave) dhe vendbanimeve tjera në rajonin e Karshiakës, lagjes Draçevë e më gjërë.

Njëkohësisht emetimi i gazrave helmues (CO, SO2 etj.) që dalin nga djegia e mbeturinave medicinale sigurisht ndikon edhe në nivelin e lartë të ndotjes së ajrit jo vetëm në Batincë por edhe më gjerë në Qytetin e Shkupit me rrethinë.
Për pasojë në këto vendbanime kemi rritje të incidencës së sëmundjeve kancerogjene dhe sëmundjeve kronike respiratore, në shumicën e rasteve me pasoja fatale për jetën e banorëve lokal.

Përfundimisht banorët lokal të Batincës- Komunës së Studeniçanit, në vend se të shijojnë benefitet që u janë premtuar në fillim të viteve të 90-ta kur është instaluar Deponia Drislla, përkundrazi pëlqimin që e dhanë për deponinë atëherë e paguajnë me shëndet e me jetë sot.

Mos të harrojmë se resori i mjedisit jetësorë (ministria e Ekologjisë) nga viti 2008 e këndej (deri sivjet 2023) është udhëhequr nga kuadro të partisë në pushtet (pra BDI-së), të cilët, përkundër faktit se kanë pasur obligim kushtetues, ligjor e moral, nuk kanë bërë asgjë për ta parandaluar këtë katastrofë ekologjike.

Përgjegjësi të madhe për këtë gjendje ka edhe Qyteti i Shkupit i cili nga viti 2012, duke proklamuar projekte me partneritet publiko-privat, ka premtuar investime milionëshe për modernizim të Deponisë Drislla. Por, përveç dyshimeve serioze për biznes milionësh me mbeturina në Drislla, deri më sot nuk ka asgjë nga këto projekte.

Ne konsiderojmë se zgjidhje e vetme afatgjate është modernizimi i Deponisë Drislla, ndërtimi i fabrikës për selektim, përpunim dhe reciklim të mbeturinave, si dhe sistem për trajtim adekuat të mbeturinave medicinale, stacion filtrimi për ekstraktin helmues dhe stacion matës-sistem monitorimi për ndotjen e ajrit.

Previous Post

Banorët e Nikushtakut kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal të Likovës për shkak të deponisë

Next Post

NPQ “Shkup” me njoftim të rëndësishëm për nxënësit e shkollave të mesme

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
NPQ “Shkup” me njoftim të rëndësishëm për nxënësit e shkollave të mesme

NPQ “Shkup” me njoftim të rëndësishëm për nxënësit e shkollave të mesme

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk