Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Lëvizja Demokratike: Banorët e Komunës së Likovës çdo ditë po helmohen nga arseniku, pushteti në gjum!

06/01/2024
Lëvizja Demokratike: Banorët e Komunës së Likovës çdo ditë po helmohen nga arseniku, pushteti në gjum!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Banorët e Komunës së Likovës, konkretisht të fshatrave Llojan e Vaksincë janë në prag të një katastrofe ekologjike me përmasa të papara deri më tani dhe pikërisht fajtori kryesor janë qeveritarët aktual të BDI-së të cilëve as që po ju bëhet vonë se burimet e uji të pijshëm, ajri dhe toka pjellore janë të stërmbushura me njësi të larta të arsenit e të metaleve tjera të rënda dhe që po shpërndahen pikërisht nga miniera lokale dhe nga deponia. Këtë e ka deklaruar sot në një konferencë shtypi Halil Ibraimi nga Lëvizja Demokratike, për të shtuar më tej se banorët e këtyre dy fshatrave janë të rrezikuar nga ndotja masive, me një rritje shqetësuese të rasteve të sëmundjeve të rrezikshme dhe pasojave afatgjate, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët të cilët mësojnë në shkollën lokale që gjendet vetëm 100 metra larg deponisë vdekjeprurëse përplot me arsen.

“Pra sot nga këtu po alarmojmë se arseni nuk është vetëm një substancë kimike në analiza, por është një armë e fuqishme që po na sulmon direkt në elemente kryesore për jetesë ujin e pijshëm, tokën pjellore dhe ajrin që frymojmë. Fshatrat Llojan dhe Vakcincë nuk janë vetëm pikat e ndotjes; por janë zonat më të rrezikuara, ku banorët po bëhen dëshmitarë të një katastrofe të pandalshme shëndetësore.

Banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë janë të rrezikuar nga ndotja masive, me një rritje të shqetësuese të rasteve të sëmundjeve të rrezikshme dhe pasojave afatgjate, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët tanë, sepse Shkolla Fillore “Rilindja” në Llojan është vetëm 100 metra larg deponisë përplot me arsen. Fëmijët tanë po rriten nën hijen e një ndotjeje masive, duke e bërë çdo moment një rrezik potencial për shëndetin e tyre. Ndërsa sëmundjet e frymëmarrjes, kanceri dhe alergjitë po shpërthejnë me një intensitet të shpejtë, veçanërisht te fëmijët tanë të pafajshëm, ndërkohë që qeveria e BDI-së ka vetëm një dert, hapjen e kazinove!”, ka deklaruar Ibraimi i Lëvizjes Demokratike.

Ai më tej ka theksuar se ndotja nuk është vetëm një lajmërim teknik; por është një armë masive që po përdoret kundër shëndetit dhe të ardhmes sonë, ndërsa qeveria dhe BDI-ja nuk janë të aftë të vendosin rend në minierë dhe as ta hapin atë tanimë 2 dekada edhe pse udhëheqin ministrinë e koncesioneve, apo siç njihet zyrtarisht, Ministrinë e Ekonomisë me në krye Kreshnik Bekteshin.

“Ne nuk do të pranojmë të jetojmë nën hijen e kësaj vdekjeje të pashpallur. Thirrja për veprim është një alarm, një thirrje për një rezistencë të fortë dhe ndryshim të menjëhershëm. Nëse ne heshtim tani, do të paguajmë me shëndetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë Halil Ibraimi i Lëvizjes Demokratike.

Ai më tej ka prezantuar edhe tabela me të dhëna shqetësuese dhe analiza të bëra për ujin, tokën dhe ajrin dhe nivelin e arsenit dhe metaleve të rënda, po ashtu edhe analizat statistikore të sëmundjeve më të shpeshta përfshirë edhe kancerin dhe statistikat e vdekshmërisë në Komunën e Likovës, të realizuara nga Instituti i Shëndetit Publik-Shkup, Qendra e shëndetit publik Kumanovë dhe institucione të tjera relevante.

Previous Post

Është lëshuar fletarrest për ish-zëvendësdrejtorin e DAP-it, Ismet Guri

Next Post

Vdesin dy të rinj nga Kosova, në një aksident të rëndë në Hungari

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Vdesin dy të rinj nga Kosova, në një aksident të rëndë në Hungari

Vdesin dy të rinj nga Kosova, në një aksident të rëndë në Hungari

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk