Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!

04/12/2023
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Krimi po vlon, ndërsa qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti. Ata madje thonë se “ka ardhur koha që sigurinë për vete dhe familjarët e tyre ta marin vetë në dorë”. I gjithë ky mllef i qytetarëve dhe e gjithë kjo pasiguri, rritet edhe më shumë pas rastit të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila, u gjet e pajetë, një javë pas zhdukjes!

Familjarët dhe të afërmit, qëndruan në ankth dhe shpresë se ajo do të kthehej e
gjallë. Por policia dështoi. Derisa kriminelëve iu deshën vetëm disa sekonda për ta grabitur dhe ta vrasin, policisë i duhej një javë kohë që në fund ta gjejë të vdekur.
Po ashtu u gjet edhe një trup i pajetë i 74 vjeçarit nga Velesi, i cili po ashtu dyshohet se është vrarë nga grupi i njëjtë kriminel, i cili në Shkup vepron për një kohë më të gjatë.
Kjo e nxjerr në pah të vërtetën se Maqedonia e Veriut është shndërruar në fushë krimi dhe fole të kriminelëve, të cilët zhvasin, grabisin dhe vrasin qytetarët, por pasurojnë pushtetarët.

Vetëm në muajt e fundit, kishim disa herë gjuajtje dhe plagosje në vende publike dhe qendëra tregtare, droga qarkullon në çdo lokal dhe nëpër shkolla të mesme ndërsa numri i kriminelëve rritet. Por ndëshkimi dhe përgjegjësia për ta nuk ekziston.
Është më se e qartë se nëse funksionarë të pushtetit, e sidomos të policisë nuk do të bashkëpunonin me kriminelët, krimi nuk do ti arrinte këto përmasa. Andaj skandalet dhe krimet që shfaqen çdo ditë vetëm heshten dhe neglizhohen po ashtu nga pushteti, duke filluar prej tek kryeministri, ministri i brendshëm e deri tek funksionari më i vogël.

Pas gjithë kësaj nëse ministri Oliver Spasovski, zv/ministri Nazim Bushi, kanë vetëm pak ndërgjegje dhe pak moral atëherë duhet urgjentisht të japin dorëheqje. Në të kundërtën jemi të sigurtë se krimi do të rritet, pasiguria e qytetarëve do të jetë edhe më e madhe, ndërsa vendi rrezikon të kalojë në anarki ku çdo qytetar vetë do të kujdeset për sigurinë e tij dhe fëmijëve të tij.
Lulzime Ameti
Zëdhënëse e Lëvizjes BESA

Previous Post

Bubevski: Të gjithë të involvuarit në këto vrasje janë identifikuar

Next Post

Spasovski: Të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase

Related Posts

Maqedoni

Kim Mehmeti shpartallon Bujar Osmanin?!

13/09/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

13/09/2025
Maqedoni

Taravari: Nuk ka kthim për Azir Aliun dhe Arben Fetain në ASH

12/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çdo ditë e punës sime si kryetar i ardhshëm do të jetë vetëm për Çairin

12/09/2025
Maqedoni

Venera Azizi: Zëri i gruas shqiptare tashmë vendos në institucionet më të larta të RMV

12/09/2025
Maqedoni

Kasami viziton mjeshtrin e çiftelive nga Vica, Isak Abduramani

12/09/2025
Next Post
Spasovski: Të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase

Spasovski: Të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë etnike maqedonase

NATO nis operacion të posaçëm pas futjes së dronëve rusë në Poloni

13/09/2025

Tre shqiptarë e çojnë Turqinë në finalen e Europianit të Basketbollit

13/09/2025

Kim Mehmeti shpartallon Bujar Osmanin?!

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk