Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lëvizja BESA: Ramiz Merko në listën e zezë Amerikane, të jep dorëheqje sa më shpejtë!

20/06/2023
Lëvizja BESA: Ramiz Merko në listën e zezë Amerikane, të jep dorëheqje sa më shpejtë!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo për të cilën Lëvizja BESA po paralajmëron tashmë një kohë të gjatë, se
kjo Qeveri nuk është asgjë më shumë përveç se një Qeveri e krimit dhe
korrupsionit, sot u vërtetua edhe nga partneri jonë strategjik, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
Vënia në listë të zezë e kreut të Strugës Ramiz Merko, është shembulli tipik
i funksionarit të BDI-së, të udhëhequr nga Artani dhe Aliu. Besojmë
fuqishëm se ky është vetëm fillimi i demaskimit të korrupsionit dhe
funksionarëve të inkriminuar të BDI-së. Presim që kjo listë ditëve në vijim të
plotsohet me funksionarët që kanë keqpërdorur dhe keqpërdorin fondet
vendore dhe të huaja në emër të “investimeve”. Funksionarë të përfshirë në
krim dhe korrupsion, dhe funksionarë që përveç shantazhit, hajnisë dhe
keqpërdorimeve, nuk bëjnë asgjë tjetër, ndërsa si rezultat kemi ikjen e
përditshme të popullatës jo nga ky vend, por nga kjo Qeveri e korruptuar
dhe inkriminuar.
Kërkojmë nga kreu i Strugës Merko, që të jep dorëheqje një ditë e më parë,
dhe me këtë, të liroj popullatën e Strugës, dhe Strugën e cila, nga
keqfunksionimi, nga një qytet i kulturës dhe artit, është shndërruar në qytet
pa prespektivë dhe pa asnjë shpresë për rininë Strugane.
E që kjo e keqe të jetë edhe më e madhe, pikërisht kreu i BDI-së Ali Ahmeti
dhe megafoni i tij Osmani, javë më parë dolën me qëndrimin për veting që
për një kohë të gjatë e kërkojnë me këmbëngulje.
Pyesim publikisht Ahmetin dhe hajnat e tij, për çfarë vetingu flisni, kënd do
e lustroni kur pikërisht janë funksionarët tuaj ata që vjedhin, mashtrojnë,
ndërhyjnë në gjyqësor e bëjnë kërdi në Qeveri, që e konfirmoi së fundmi
edhe partneri jonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zgjedhjet e parakohshme dhe ikja e BDI-së nga Qeveria do ishte zgjidhja
më e mirë për këtë vend dhe këtë popull, andaj kërkojmë dorëheqjen e
menjëhershme, jo vetëm të Merkos por të gjithë BDI-së nga Qeveria e
turpit.
Ju jeni e keqja e këtij vendi, andaj mos e kërkoni sherrin në oborr të huaj.
Lëvizja BESA, falënderon SHBA-të, për ndihmën që i japin këtij vendi, në
drejtim të pastrimit të këtij llumi që ka kapluar vendin nga krimi e
korrupsioni i BDI-së dhe keqbërësve të kësaj partie.

Previous Post

Tërhiqen nga gara tre kandidatët për Rektor në UT / Akuzojnë për presione politike dhe favorizim të Jusuf Zejnelit

Next Post

Tërheqja e kandidatëve për Rektor, reagon Bilall Kasami

Related Posts

Maqedoni

“Skandali” me operacionet në klinikat private, Ministria e Shëndetësisë do të vendosë nën thjerrëz pretendimet e Kedevit

21/08/2025
Maqedoni

Fetai: Badinteri nuk preket!

21/08/2025
Maqedoni

Ademi: Qeveria po cënon përfaqësimin e drejtë nëpër komuna duke e ulur numrin e këshilltarëve

21/08/2025
Maqedoni

Aksident trafiku në rrugën Strugë-Dibër, humb jetën një 19-vjeçar

21/08/2025
Maqedoni

Zjarr në Karposh të Shkupit, digjen disa baraka

21/08/2025
Maqedoni

Shkëndija përballet sonte me Ludogoretsin në Shkup, synimi janë grupet e Ligës së Europës

21/08/2025
Next Post
Tërheqja e kandidatëve për Rektor, reagon Bilall Kasami

Tërheqja e kandidatëve për Rektor, reagon Bilall Kasami

Arrihet marrëveshja, Kristjan Asllani bëhet me skuadër të re

21/08/2025

“Skandali” me operacionet në klinikat private, Ministria e Shëndetësisë do të vendosë nën thjerrëz pretendimet e Kedevit

21/08/2025

Fetai: Badinteri nuk preket!

21/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk