Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lëvizja BESA: Në BDI nuk kanë të ndalur aferat dhe skandalet korruptive

31/08/2023
Lëvizja BESA: Në BDI nuk kanë të ndalur aferat dhe skandalet korruptive
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lëvizja BESA përmes një konference për media thonë se BDI po vazhdon me thellimin e skandaleve dhe aferave korruptive në këtë rast me kompaninë ”Eurovia” dhe tenderin 1.8 milionësh, përcjellë Klan M.

”Pas publikimit të mëhershëm, ku opinioni u njoftua me kompanitë milionëshe që i posedonin familjarët e kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit në krye me qendrën tregëtare ‘’SORAVIA’’, ditëve të fundit na doli një kompani tjetër e njohur si ‘’EUROVIA’’ e cila kompani kësaj radhe nuk është në pronësi të familjarëve të liderit të BDI-së, por doli se qenka një nga donatorët që BDI-në e sponzorizon si parti.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ditëve të fundit, pikërisht kjo kompani ka fituar një mega tender prej 1.8 milion eurove për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” që do mbahet Samiti i Ministrave të OSBE- së, tender ky që ngjall shumë pikpyetje dhe dilema për opinionin e gjërë.

Për të qenë ky rast edhe më skandaloz, Bujar Osmani si ministër në këtë dikaster, deklarohet se nuk e paska ditur që kompania në fjalë është donator i BDI-së dhe për ironi të fatit, ai këtë informacion e paska kuptuar nga mediat. Nuk ka njeri me pak logjikë, që do të besonte në pohimet e zotit Osmani, se vërtetë ai nuk paska qenë në dijeni të rastit!

Sa për informim të opinionit, ju bëjmë me dije se biznes-lidhja e BDI-së me kompaninë që ka fituar tenderin 1.8 milion euro është e dukshme dhe kjo dëshmohet qartësisht nga të hyrat dhe fitimet e kompanisë në fjalë viteve të fundit. Me fjalë tjera, kompania e apostrofuar sipas të dhënave zyrtare, në dy vitet e fundit, pra në vitin 2021 dhe 2022 ka rritje prej më shumë se 100% të qarkullimit të të ardhurave gjegjësisht rritje serioze të fitimit vjetor.

Pyesim publikisht:

Për çfarë është BDI në pushtet ?!

Për ti mbrojtur interesat e qytetarëve apo për ta shfrytëzuar pushtetin në mbrojtjen e interesave të tyre klanore, nëpërmjet bizneseve të afërta duke dyshuar kështu me të drejtë në keqpërdorimet e parave të qytetarëve! Andaj, ne si Lëvizje BESA, ju bëjmë thirrje të gjitha organeve kompetente duke filluar nga Prokuroria Publike, Komisioni për Anti Korrupsion dhe Revizioni Shtetëror, që menjëherë të fillojnë me shqyrtimin në detaje të dokumentacionit tenderues për t’u zbardhur e vërteta se si pikërisht nga gjithë kompanitë aplikuese në tender, u arrit që tenderin prej 1.8 milion eurove ta fitoj pikërisht kompania donatore e BDI-së.

Institucionet përgjegjëse janë të obliguara pas këtyre informacioneve dhe dëshmive, urgjentisht dhe seriozisht të veprojnë duke punuar në ndriçimin e rastit pa u ndikuar nga presionet politike që e vërteta e këtij mega tenderi dyshues dhe simptomatik që përmban elemente të një afere korruptive të sqarohet në tërësi!” – tha përmes pres konferencës për media Hasim Murtezani nga Lëvizja BESA. /

Previous Post

Kovaçevski: Takim të ri liderësh nëse ka diçka të re për procesin eurointegrues

Next Post

Gruaja e përfshirë në skandalin e Safet Gjicit “përplaset” me gazetarë duke dal nga gjykata (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Nis ndërtimi i sallës së sportit dhe klasave të reja në shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Çair

24/08/2025
Maqedoni

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

24/08/2025
Maqedoni

Filloi rrënimi i objektit të dëmtuar në Shkollën Fillore “Jashar Bej Shkupi”, pritet ndërtimi i klasave të reja dhe sallës sportive (FOTO)

24/08/2025
Aktuale

Mexhiti për MIA-n: Pres fitore absolute në zgjedhjet e tetorit

24/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Çairi meriton disiplinë dhe përkushtim të përditshëm

24/08/2025
Maqedoni

Lëvizja në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në kushte të mira atmosferike

24/08/2025
Next Post
Gruaja e përfshirë në skandalin e Safet Gjicit “përplaset” me gazetarë duke dal nga gjykata (VIDEO)

Gruaja e përfshirë në skandalin e Safet Gjicit “përplaset” me gazetarë duke dal nga gjykata (VIDEO)

Mexhiti: Nis ndërtimi i sallës së sportit dhe klasave të reja në shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Çair

24/08/2025

Asnjë përgjigje zyrtare! Pse Komuna e Likovës po bllokon dëmshpërblimet për bujqit, mbi një vit pas përmbytjeve?

24/08/2025

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

24/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk