Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lëvizja BESA: Edhe një fakt që tregon korrupsionin e lartë të funksionarëve të BDI-së

20/07/2023
Lëvizja BESA: Edhe një fakt që tregon korrupsionin e lartë të funksionarëve të BDI-së
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja BESA vazhdimisht ka theksuar se krimi dhe korrupsioni në Maqedoninë e Veriut, ka prekur të gjitha institucionet e shtetit dhe kjo me lejen e partisë në pushtet BDI-së, njerëzit e të cilës kanë bërë miliona euro, duke vjedhur paratë e taksapaguesve tanë. Rasti që konfirmon shkallën e lartë të krimit është skema piramidale e familjarëve të Ali Ahmetit, ku figuron edhe kompania e Pucko Petrol.
Dita ditës skandalet po dalin në shesh, dhe rasti i fundit ka të bëjë me “Pucko Petrol” që përmes skemës kriminale ka përvetësuar mbi 4 milion euro, pronar i të cilës është Ismail Jaoski, deputet i BDI-së dhe njëri nga biznesmenët më të përkëdhelur, përkrahur dhe të mbrojtur nga LSDM-BDI. Skandali është konfirmuar nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ku thuhet: “Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sqaroi se nga ajo skemë më së shumti ka përfituar kompania “Pucko Petrol” dhe pajisjet-pasuria e paluhatshme me shumë gjasa janë shfrytëzuar për përfitime për kompanitë që kanë lidhje me familjen e të dënuarit në rastin “Trust”, Sead Koçan. Janë plot 4 milion euro të qytetarëve tanë që kanë përfunduar në arkën e Pucko Petrol respektivisht në atë të BDI-së.
Lëvizja BESA vlerëson se kjo qeveri e korruptuar nuk po lufton për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, por po lufton për arkëtimin e parave të taksapaguesve shqiptar dhe t’i integrojë në arkën e “Pucko Petrol” pastaj të Drin Ahmetit dhe të afërmeve tjerë të liderit të kauzës milionëshe Ahmetit. Andaj, ftojmë dhe inkurajojmë institucionet përkatëse si MPB-në, Policinë Financiare, Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorinë përkatëse që të marrin të gjitha hapat e nevojshëm dhe të zbardhin krimin dhe korrupsioni. Këtë ata mund ta bëjnë vetëm me mbështetje të ndërkombëtarëve të cilët tashmë hapur kanë deklaruar se institucionet të cilat duhet ta luftojnë korrupsionin janë të korruptuara përfshi edhe njerëzit e politikës.
Pavarësisht kësaj Lëvizja BESA, në të ardhmen do të rihap të gjitha aferat dhe skandalet korruptive ndërsa kriminelët do të përgjigjen para organeve të drejtësisë. Ne konsiderojmë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një gjyqësor dhe një qeveri veprimet e së cilës do të jenë transparente dhe do të ju shërbejnë qytetarëve, sepse vetëm një sistem i mirëfilltë gjyqësor mundet që të konsiderohet gur themel i një demokracie të drejtë dhe funksionale. Që të mundet të kemi një gjyqësor të pavarur, efikas dhe transparent vlerësojmë se vendit i nevojitet një qeveri e re e pa korruptuar, me njerëz të aftë dhe me integritet moral dhe profesional, njerëz që nuk janë të kapur dhe me vizion për të drejtuar shtetin.

Previous Post

Si e “ndërtoi” perandorinë e tij biznesmeni Orce Kamçev?

Next Post

Lëvizja e Re e Mexhitit, Besa dhe Alternativa drejtë formimit të “frontit opozitar”

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025
Maqedoni

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Maqedoni

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksidentin e sotëm në autostradën Shtip – Veles

12/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: A e shpëtoi regjimi Bujar Osmanin nga rasti “Pacienti” për dëshminë e tij kundër rastit “Monstra”?

12/10/2025
Maqedoni

Mësimi në një turn nisi në shkollën Kongresi i Manastirit në Çair

12/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Next Post
Lëvizja e Re e Mexhitit, Besa dhe Alternativa drejtë formimit të “frontit opozitar”

Lëvizja e Re e Mexhitit, Besa dhe Alternativa drejtë formimit të “frontit opozitar”

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025

Mexhiti nga Kumanova: VLEN vendosi konkurrencë, vizion dhe zgjidhje për qytetarët

12/10/2025

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk