Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Letra anonime kundër xhamive në Gjermani

13/08/2023
Letra anonime kundër xhamive në Gjermani
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasiguri në komunitetin mysliman në Gjermani – një ndjenjë e përzier e shqetësimit, frikës dhe madje e zemërimit po rritet.

Prej vitesh komunitetet myslimane në Gjermani marrin letra kërcënuese, disa pak të tjera i drejtohen kishave. Në fillim të gushtit një letër anonime mbërriti në komunitetin mysliman në Osnabryk. Policia e qytetit, sipas zëdhënësit Matthias Bekermann, thekson, se bëhet fjalë në radhë të parë për “shpifje kundër personave privatë nga zona e Osnabrykut.” Deri tani policia është e mendimit, se përzgjedhja e të adresuarve është e pavarur nga “përkatësia fetare”, tha Bekermann i pyetur nga Deutsche Welle.

Letra të tjera në mbarë Gjermaninë

Kjo mund të vlejë për disa raste në Osnabryk, por edhe në pjesë të tjera të Saksonisë së Poshtme, Hesen, Bavari e Berlin xhamitë kanë marrë në vitet e kaluara disa letra kërcënuese. Numri i përgjithshëm i letrave anonime duhet të jetë më i lartë se sa duhet. Sipas informacioneve të Deutsche Welles komunitetet myslimane e informojnë policinë, por nga ana tjetër heqin dorë nga vëmendja mediatike. Edhe përfaqësues të caktuar nga shoqatat myslimane marrin letra kërcënuese, madje aty përmenden pjesërisht edhe anëtarë të familjes dhe fëmijë minorenë.

“Kërcënimi i komuniteteve myslimane nuk është i ri”, shprehet Burhan Kesici, kryetar i Këshillit Islam për Republikën Federale të Gjermanisë. Edhe më parë ka pasur letra kërcënuese. Por atëherë ishte e dukshme që letrat vinin nga një person i vetëm, nganjëherë edhe me nënshkrim. Ndërkohë komunitetet myslimane marrin më shpesh letra kërcënuese. Jo rrallë aty bëhet lidhje me terrorin dhe NSU. (një organizatë kriminale e ekstremit të djathtë që vrau disa persona me origjinë të huaj në Gjermani, shën.red.). “Kjo të bën të pasigurtë”, sipas Kesici. “Dhe është demotivuese. Sepse nuk mund të bësh gjë kundër saj.”

Sipas të dhënave të policisë nga letrat e dërguara që nga viti 2018, 18 kanë lidhje përmbajtësore me grupin ekstremist të djathtë, NSU, Ilegaliteti nacionalsocialist. Anëtarët e këtij grupi vranë mes viteve 2000 dhe 2007 9 sipërmarrës të vegjël migrantë dhe një police. Seria e vrasjeve mbeti për një kohë të gjatë e paqartë. Vetëm në vitin 2011 autorët u zbuluan.

Pikërisht lidhja me terrorin e NSU i bën shumë myslimanë në Gjermani të pasigurtë, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Qendror Mysliman, Abdassamad El Yazidi, për Deutsche Wellen. “Që këto letra i referohen NSU, tregon se autorët i shohin ideologët e tyre me të njëjtin qëndrim i shohin si modele, ata duan të ringjallin veprat terroriste antinjerëzore të NSU dhe i himnizojnë ata.”

Pasiguri dhe zhgënjim

Pasiguria duhet parë në një kontekst më të gjerë. Konferenca e Islamit e thirrur në fund të vitit 2006, dhe në raundin e pestë nuk gjen vëmendjen e duhur. Në fund të qershorit 2023 një grup ekspertësh të pavarur pas një pune 3 vjeçare paraqiti një raport të gjerë për armiqësinë ndaj myslimanëve në Gjermani, në të cilën konstatohej një fenomen i gjerë. Ndër 20 rekomandimet për qeverinë bënte pjesë krijimi i një Këshilli të rregullt të ekspertëve si edhe emërimi i një të ngarkuari federal për luftimin e armiqësisë ndaj myslimanëve. Por deri tani asgjë nuk është bërë. “Nuk është trajtuar asnjë nga 20 rekomandimet e këshilit të ekspertëve”, kritikon Yazidi. “Ne myslimanët diskriminohemi rregullisht, sulmohemi në shoqëri, por nuk kemi një të ngarkuar për jetën myslimane, si tek komunitetet e tjera, ku prej kohësh kjo është standard. Na nevojitet një i ngarkuar i tillë që e vendos gishtin në plagë.”

Duhet të vendosen forca policie para xhamive? Zëdhënësi Bekermann nuk shprehet konkretisht. Masat përshtaten me situatën aktuale gjithmonë, por nuk ka të dhëna, që dalin përtej një gjendjeje të rrezikimit abstrakt. Por disa përfaqësues të xhamive në Saksoninë e Poshtme kërkojnë me urgjencë prezencë të dukshme policore. Xhami të tjera kujdesen vetë për masa mbrojtëse, të tjera emërojnë vetë një të ngarkuar sigurie.

Krei i Këshillit Islam, Kesici e shikon me dyzim një mbrojtje konkrete të xhamive. Kujt i duhet të kalojë anash policëve për të hyrë në shtëpinë e zotit mund të ndodhë që të trembet më shumë. Kurse kreu i Këshillit Qendror Mysliman, Yazidi kërkon më shumë solidaritet shoqëror. “Natyrisht presim mbrojtje nga autoritetet e sigurisë në një rast konkret rreziku”, por “ajo që presim më shumë para rritjes së racizmit antimysliman është më shumë solidaritet, më shumë empati, më shumë angazhim për normalizimin e jetës myslimane në Gjermani dhe përfshirje të myslimanëve dhe komuniteteve të tyre e angazhimit të përgjithshëm shoqëror në shoqërinë tonë gjermane.”/ DW

Previous Post

173 gjoba në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë

Next Post

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Havai, dëmet të pallogaritshme

Related Posts

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve
__kateg

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve

29/05/2024
Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet
__kateg

Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet

28/05/2024
Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë
__kateg

Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë

26/05/2024
UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen
__kateg

UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen

22/05/2024
Klopp me një video përshendetet me tifozët e Liverpulit
__kateg

Klopp me një video përshendetet me tifozët e Liverpulit

18/05/2024
Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë
__kateg

Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë

16/05/2024
Next Post
Rritet numri i viktimave nga zjarret në Havai, dëmet të pallogaritshme

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Havai, dëmet të pallogaritshme

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk