Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Lëshohet alarm mbarëkombëtar në Ukrainë

14/11/2023
Lëshohet alarm mbarëkombëtar në Ukrainë
0
SHARES
200
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një alarm gjithëkombëtar për sulme të mundshme ajrore u lëshua në Ukrainë më 14 nëntor, me autoritetet që i bënë thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim.

“Ka rrezik për sulme raketore nëpër tërë Ukrainën. Avionët luftarakë MiG-31K, që i takojnë Forcës Ajrore të Rusisë, janë ngritur nga bazat e tyre ajrore”, tha Forca Ajrore e Ukrainës në një komunikatë.

Ajo nuk dha hollësi të tjera dhe e lashtoi deklaratën pasi një person u vra dhe një tjetër u plagos mëngjesin e 14 nëntorit në qytetin jugor të Ukrainës, Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk, i cili u sulmua nga tre dronë rusë.“Një 72-vjeçar u plagos dhe u shtri në spital në gjendje relativisht të mirë. Fatkeqësisht, kemi një të vdekur. Ngushëllime familjarëve”, tha guvernatori rajonal. Serhiy Lysak, në Telegram.

Dnipropetrovsk është rajon që është goditur vazhdimisht nga sulmet ruse.

Ndërkohë, sot gjatë ditës, vendet e Bashkimit Evropian e kanë pranuar se mund të dështojnë ta furnizojnë Ukrainën me municionin që ia kishin premtuar për ta luftuar pushtimin rus dhe për ta çliruar territorin e vet të uzurpuar.

Në fillim të këtij viti, liderët e BE-së u zotuan se do t’ia dërgonin frontit të Ukrainës një milion copë municion deri në pranverë të vitit 2024. Kjo do të nënkuptonte rritje të jashtëzakonshme të prodhimit. Por, blloku i përbërë nga 27 vende, thotë tani se e ka të vështirë ta bëjë një gjë të tillë.

“Shifra një milion nuk do të arrihet, duhet ta hamendësojmë këtë”, tha ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistrius, para një takimi të ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Be-së në Bruksel.

Rreth 300.000 copë municion i janë dërguar asaj nga depot ekzistuese të BE-së deri më tani.

Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, nguli këmbë se caku fillestar nuk duhet të merret si diçka e saktë.

“Epo, natyrisht, një milion copë janë simbolike. Mendoj se të rëndësishme janë aspirata dhe ambicia”, tha ai.

Në fushëbetejë, megjithatë, prania e municionit është gjëja e vetme që ka rëndësi.

Në luftën e Ukrainës me Rusinë, predhat e artilerisë 155mm luajnë rol vendimtar. Harxhimi i 6.000 deri në 7.000 predhave në ditë tregon për rëndësinë strategjike të tyre

Previous Post

Zheljaskov: Anëtarësimi i RMV-së në BE, pa alternativë

Next Post

Shefi i OKB-së bën thirrje për armëpushim: Në emër të njerëzimit…

Related Posts

Botë

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025
Aktuale

Ronaldo për Trump-in: Ai është një nga ata që mund të ndihmojë në ndryshimin e botës

05/11/2025
Aktuale

Zohran Mamdani shënon fitore të jashtëzakonshme – bëhet kryetari i parë mysliman i bashkisë së Nju Jorkut

05/11/2025
Botë

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025
Botë

Merz po planifikon deportimin e sirianëve: S’kanë më arsye për azil në Gjermani

04/11/2025
Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Next Post
Shefi i OKB-së bën thirrje për armëpushim: Në emër të njerëzimit…

Shefi i OKB-së bën thirrje për armëpushim: Në emër të njerëzimit…

Do të ndryshohen lekturat në arsimin fillor – MASh fton për diskutim publik

05/11/2025

Kryetari i ri New Yorkut, Mamdani shfaqet duke bërë shqiponjën

05/11/2025

Pesë vjet në Hagë, Kurti: S’ka arsye ligjore as morale që Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi të mbahen ende në paraburgim

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk