Portali i specializuar për hendboll “24 Rakomet” organizoi përzgjedhjen e ekipit më të mirë të sezonit në konkurrencën e femrave. Përzgjedhja është bërë në bashkëpunim me kompaninë e basteve “Mozzart”-in, përcjell Open-TV.
Dhe, në ekipin e All-Star është zgjedhur edhe kapitenia e ËHC Cair, Leonora Rahmani, së bashku me Teodora Gulitsoska.
Në zgjedhje morën pjesë lexuesit e “24Rakomet”, të cilët kishin një javë kohë për të votuar një nga tre hendbollistet e propozuara në çdo pozicion.
 Përveç lexuesve në përzgjedhje kanë votuar edhe redaktsia e “24Rakomet”, ndaj pas përmbledhjes së rezultateve të dy segmenteve janë zgjedhur më të mirët.
Në ekipin ideal të sezonit në Ligën e femrave ishin tre hendbolliste të kampionit Gjorçe Petrov, dy nga Vardari dhe Çairi, si dhe nga një hendbolliste nga radhët e Kumanovës dhe Metalurgut. Sime Simovski nga Gjorçe Petrovi ka marrë më së shumti vota për trajnerin më të mirë të sezonit.
Ekipi All-Star për sezonin 2022/2023:
 Portier – Andrea Ilic (Vardar)
 Krahu i majtë – Anastasia Nikolovska (Gjorçe Petrov)
 Mbrojtësi i majtë – Teodora Gulitsoska (Çair)
 Qendërmbrojtësi – Leonora Rahmani (Çair)
 Mbrojtësi i djathtë – Borjana Koceva (Vardar)
 Krahu i djathtë – Tamara Ivanovska (Kumanovë)
 Zgjedhës – Katerina Damjanovska (Gjorçe Petrov)
 Trajner – Sime Simovski (Gjorçe Petrov)
 Mbrojtës – Milica Nikoliq (Gjorçe Petrov)
 Hendbollistja e re – Iva Mladenovska (Metalurg)








