Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

LEN:Anëtari i propozuar për KSHZ nga Lidhja është Abdush Demiri

18/12/2023
LEN:Anëtari i propozuar për KSHZ nga Lidhja është Abdush Demiri
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot jam këtu për t’ju njoftuar me ecurinë e procedurës për zgjedhjen e
anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pas mbledhjes së mbajtur
të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, më 13.12.2023, kur u verifikuan
kandidaturat e konkursit publik për anëtar të KSHZ-zë, më 14.12.2023
kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat
Xhaferi, në vend që të na dërgojë letër vetëm neve, pra partive
opozitare shqiptare, kjo sipas nenit 2, paragrafi 9 dhe 10 të Kodit
Zgjedhor, ai letrën për të propozuar kandidatë e ka dërguar edhe te dy
parti të tjera, që janë formuar së fundi.
Sipas asaj që kërkohej në letër, por edhe konform detyrimit që e
përcakton Kodi Zgjedhor, ne e kemi njoftuar kryetarin e Kuvendit se
kandidati ynë për anëtar të KSHZ-së është z. Abdush Demiri, ndërsa unë –
si koordinatore – ia kam nisur kryetarit të Kuvendit edhe një letër, në
të cilën ia kam rikujtuar se partitë e vetme opozitare sipas
definicionit të nenit 2, paragrafi 10, i Kodit Zgjedhor, janë
AlternAtivA dhe Lëvizja Besa, si parti që kanë dalë nga zgjedhjet e
fundit parlamentare.
Me këtë rast ia kam tërhequr vërejtjen që të pushojë me lojërat e ulëta
për ta sabotuar një të drejtë ligjore që i takon opozitës shqiptare, se
le që nuk i ka hije as atij, për shkak të pozicionit që e ka dhe
pozicionit që e synon, por ky është edhe një turp për demokracinë dhe,
në përgjithësi, për pluralizmin politik.
Prandaj sot jam këtu që ta njoftoj opinionin se kandidati ynë për anëtar
të KSHZ-së është z. Abdush Demiri, por ta njoftoj edhe publikun me
lojërat e këtij kryetari të Kuvendit, si dhe me sabotimet e kësaj
shumice antidemokratike. Që këtu dëshiroj të kërkoj mbështetje edhe nga
aleatët tanë ndërkombëtarë, veçmas na misioni OSBE-ODIHR, Misioni i
BE-së në Shkup, si dhe Ambasada e SHBA-së, që të marrin masa për të
garantuar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Nëse ky sabotim vazhdon
dhe ky anëtar i KSHZ-së i jepet ndonjë partie satelite, që e ka formuar
BDI-ja së fundi ose kjo zgjedhje sabotohet që vendi i anëtarit tonë të
mbetet vakant, atëherë le t’ia ndalojnë opozitës pjesëmarrjen në
zgjedhje njësoj siç bënte Jugosllavia e JNA-së së z. Xhaferi.
Por, nëse thonë se e kanë pranuar demokracinë, duhet të mësohen se
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka Kod Zgjedhor që e përcakton se si
krijohet përbërja e tij me anëtarë të partive të pozitës dhe të
opozitës.

Previous Post

“SHBA-Karta e Adriatikut”, Shqipëria sot merr kryesimin nga RMV-ja

Next Post

Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”, vdesin dy persona

Related Posts

Maqedoni

Emërohen anëtarët e rinj të Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

26/08/2025
Maqedoni

Kasami paralajmëron ndërtimin e dy shkollave të reja në Tetovë: Ndërtojmë suksesin e gjeneratave të reja

26/08/2025
Aktuale

Sejdiu jep lajmin e madh: Fillojnë punimet për renovimin e shkollës “Pashko Vasa” në Dëbërcë

26/08/2025
Maqedoni

MPB reagon për fyerjet ndaj shqiptarëve në ndeshjen Pelister- Shkupi!

26/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Nënë Tereza një nga figurat më të ndritura të njerëzimit

26/08/2025
Kosovë

Zeqirija Ibrahimi uron Dimal Bashën për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës

26/08/2025
Next Post
Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”, vdesin dy persona

Aksident i rëndë në “Rrugën e Arbrit”, vdesin dy persona

Selvia thumbon Shpatin në ditëlindjen e saj: Kjo qetësi më ka munguar …

26/08/2025

Rashiq nuk siguron votat për nënkryetar, seanca e Kuvendit shtyhet për 28 gusht

26/08/2025

Emërohen anëtarët e rinj të Komisioneve Komunale Zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

26/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk