Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

LEN: BDI e pranoi se biznesi i kazinove është arritja e më e madhe e mandatit të tyre

07/02/2024
LEN: BDI e pranoi se biznesi i kazinove është arritja e më e madhe e mandatit të tyre
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BDI E PRANOI SE BIZNESI I KAZINOVE ËSHTË ARRITJA MË E MADHE E MANDATIT TË TYRE

Sot morëm edhe një konfirmim se BDI është në panik të madh. Frika nga përgjegjësia penale dhe politike për krimin e kryer i bën ata të përpiqen me dëshpërim të heqin etiketën se janë bërë parti e kazinove.

Është ironike që Artan Grubi tenton ta paraqesë krimin e bizneseve të kazinove si triumf politik të BDI-së. Nuk ka turp më të madh për Ali Ahmetin kur hyrja e nëntokës mafioze serbe në RMV përmes online lojërave të fatit në internet falë kurbanit Përparim Bajrami, paraqitet si arritje kulminante politike. BDI ka prekur fundin, nga një parti që luftonte për të drejtat e popullit shqiptar u transformua në një shpërlarëse parash të pista.

Populli shqiptar e di se distanca prej 500 metrash nga institucionet arsimore është vetëm një hudhje hi syve për të fshehur dispozitat ligjore që duhet t’i mundësojnë Grubit të mbushë xhepat me para publike.

Artan Grubi në 4 vitet e fundit ka shpenzuar 40 milionë euro për pajisjet VLT. Vetëm një ditë para formimit të Qeverisë Teknike, ai bleu pajisje VLT për 12 milionë euro. Në vend të librave për nxënësit, shkollave, klinikave, spitaleve, sallave sportive dhe objekteve tjera strategjike, paratë u shpenzuan për helmimin e fëmijëve dhe të rinjve tanë.

Artan Grubi do të mbahet mend që me nënshkrimin dhe vulën e tij hapi tre kompani të lojërave të fatit online në internet, duke ua sjellë qytetarëve të keqen në shtëpi. Të rinjtë përmes celularëve bëhen viktima potenciale të lakmisë për para të kompanive të kazinove që janë partnere me BDI-në.

Për të gjitha këto mëkate do të pasojë përgjegjësia politike dhe penale. Lidhja Europiane për Ndryshim pas 8 majit do të miratojë një ligj të ri që do të mbyllë të gjitha format e lojërave të fatit.

Previous Post

Rektori i UT-së Zejneli realizoi takim pune me Kryeministrin Xhaferi

Next Post

Kuvendi miratoi Ligjin për Lojërat e Fatit

Related Posts

Maqedoni

U kapën me kontrabandë cigaresh te nyja e Radishanit, arrestohet një shkupjan dhe dy shtetas të Serbisë

02/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Klubi ‘Beshiktash’, krenari e Çairit – Sporti dhe rinia do të mbështeten me prioritet

02/10/2025
Maqedoni

Toshkovski: Në Departamentin për armë janë shqyrtuar pothuajse tetë mijë kërkesa

02/10/2025
Maqedoni

Vendoset ndalesë për qarkullim për automjetet transportuese në këto rrugë magjistrale

02/10/2025
Maqedoni

Gjenocidi në Gaza, të shtunën në Shkup do të mbahet marsh proteste

02/10/2025
Maqedoni

Nevzat Bejta premtoi qenin e lagjes, Visar Ademi premton pasaporta për qentë endacakë

02/10/2025
Next Post
Kuvendi miratoi Ligjin për Lojërat e Fatit

Kuvendi miratoi Ligjin për Lojërat e Fatit

Bella Hadid rikthehet në pasarelë

03/10/2025

Ora inteligjente e Samsung bëhet pajisja e parë që monitoron sëmundjet e zemrës

02/10/2025

Habit Rovena Dilo: Shqiptarët që dëgjojnë rap bëhen kriminelë

02/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk