Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Lavrov: Trupat evropiane në Ukrainë, të papranueshme

22/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm rus Lavrov e quajti një mision të mundshëm paqeruajtës të trupave evropiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshëm”. Rusia njoftoi edhe se synon të zgjerojë mburojën e saj të mbrojtjes bërthamore.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si “krejtësisht të papranueshme”. Lidhur me garancitë e mundshme të sigurisë që duan të ofrojnë shtetet evropiane për Ukrainën, Lavrov u shpreh për “ndërhyrje të huaj në pjesë të Ukrainës”.

Agjencia e lajmeve AFP njofton se gjatë një vizite të homologut të tij indian në Moskë Lavrovi kishte thënë se kjo do të ishte “krejtësisht e papranueshme” për Rusinë. Lavrovi këmbënguli që ditën e mërkurë (20.08,) për pjesëmarrjen e Rusisë në bisedimet mbi garancitë e sigurisë. Kremlini mbështet “garanci të besueshme sigurie” për Ukrainën, theksoi Lavrov. Megjithatë bisedimet mbi çështjet e sigurisë pa Rusinë nuk çojnë “askund”.

Rusia synon të zgjerojë mburojën e saj të mbrojtjes bërthamore

Rusia dëshiron të zgjerojë sistemin e saj mburojë kundër armëve bërthamore. Arsyeja për këtë janë “kërcënimet kolosale” ndaj fuqisë më të madhe bërthamore në botë, tha Aleksei Likhahev, drejtuesi i agjencisë shtetërore bërthamore të Rusisë Rosatom. “Mburoja bërthamore, e cila është gjithashtu një shpatë, është garanci e sovranitetit tonë”, tha Likhahev. “Ne e kuptojmë sot se në vitet e ardhshme mburoja bërthamore duhet vetëm të përmirësohet.”

Zelenski aludon për më shumë kundërsulme

Sipas Presidentit Volodymyr Zelenski Ukraina duhet të heqë dorë nga mbrojtja e vazhdueshme kundër sulmeve ruse dhe të kalojë vetë në ofensivë. “Kjo luftë duhet të përfundojë; ne duhet të ushtrojmë presion ndaj Rusisë”, tha ai në video-mesazhin e mbrëmjes (21.08.). Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk kupton “asgjë tjetër përveç pushtetit dhe presionit”. Ushtria ukrainase do të vazhdojë ta mbrojë vendin dhe popullin e saj./DW

Previous Post

Turpërim historik për CFR Cluj në Suedi, jep dorëheqje trajneri

Next Post

Refuzohet liria për Erik Menendezin, 36 vjet pas masakrës familjare që tronditi Amerikën! Gjykatësi: S’je gati për shoqërinë

Related Posts

Aktuale

NATO forcon kufirin lindor/ Trump: Vendet e aleancës të mos blejnë naftën ruse

13/09/2025
Botë

Ushtria izraelite vret futbollistin e vogël palestinez dhe 14 anëtarë të familjes së tij në një sulm në Gaza

13/09/2025
Botë

Trump: Ndalova luftën mes Shqipërisë dhe Azerbaixhanit-Çfarë deshi të thotë presidenti amerikan

13/09/2025
Aktuale

NATO nis operacion të posaçëm pas futjes së dronëve rusë në Poloni

13/09/2025
Botë

NATO nis operacionin ‘Roja Lindore’ pas futjes së dronëve rus në Poloni

12/09/2025
Botë

SHBA “tradhton” Izraelin në OKB, mbështet deklaratën kundër sulmit në Katar

12/09/2025
Next Post

Refuzohet liria për Erik Menendezin, 36 vjet pas masakrës familjare që tronditi Amerikën! Gjykatësi: S’je gati për shoqërinë

Arkitekti Michel Rojkind dhe Bujar Osmani e prezantuan “Vizionin Çair 2040”, zgjidhje për kaosin urbanistik

13/09/2025

Zekirija Berisha bartës liste i VLEN-it për qytetin e Shkupit

13/09/2025

Shenjat që tregojnë se jeni të rrethuar nga njerëz që sfidojnë arsyen

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk