Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Lavrov do të vijë në Shkup, Bullgaria lejon fluturimin e aeroplanit

28/11/2023
Lavrov do të vijë në Shkup, Bullgaria lejon fluturimin e aeroplanit
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bullgaria e lejoi fluturimin e aeroplanit të ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, që për destinacion ka Maqedoninë e Veriut, ku do të mbahet Samitin i OSBE-së, kumtuan mbrëmë MPJ bullgare dhe ambasada ruse në Sofje.

“Në bazë të kërkesës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në cilësi të kryesuesit të OSBE-së për vitin 2023 dhe organizatorit të mbledhjes së 30-të të Këshillit të ministrave të OSBE-së në Shkup më 29 nëntor – 1 dhjetor 2023, për sigurimin e lejes për fluturim të delegacioneve për pjesëmarrje në Këshillin e ardhshëm të ministrave të OSBE-së, MPJ e Republikës së Bullgarisë dha leje për realizimin e fluturimit të Njësisë speciale të aviacionit ‘Rusia’ përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë për realizimin e fluturimit për transport të delegacionit për pjesëmarrje në forumin ndërkombëtar”, kumtoi MPJ bullgare.

Edhe ambasadorja e Federatës ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova konfirmoi se është marrë përgjigje pozitive për kërkesën për fluturim të aeroplanit të Lavrovit përmes hapësirës ajrore bullgare.

“Ministria bullgare e Punëve të Jashtme zyrtarisht na informoi se ministrit tonë iu lejua të fluturojë përmes hapësirës ajrore mbi vendin”, deklaroi ambasadorja Mitrofanova.

Shefi i diplomacisë ruse Lavrov paraprakisht dje deklaroi se do të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Maqedoninë e Veriut nëse Bullgaria hap hapësirën e saj ajrore për delegacionin rus.

“Me sa duket Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë se do të hapë hapësirën e saj ajrore – nëse kjo ndodh, atëherë do të jemi atje. Pra të shohim”, tha Lavrov.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano deklaroi se udhëtimi i Lavrovit në Shkup nuk do të përbënte shkelje të sanksioneve evropiane kundër Rusisë.

“Ministri rus i Punëve të Jashtme Lavrov mund të udhëtojë në një vend të BE-së ose në Maqedoninë e Veriut edhe krahas asaj se është në listën evropiane të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Vendet e BE-së mund të lejojnë fluturimin e avionit të Lavrovit, si dhe autoritetet në Shkup të japin leje për aterim dhe pjesëmarrje në takim, kjo nuk do të jetë shkelje e sanksioneve. Kjo do të na jep mundësi të qëndrojmë sy më sy me Lavrovin dhe të bisedojmë për gënjeshtrat që ai po përhap”, tha Stano në në brifingun në Bruksel.

Sipas tij, në këto takime BE mund të prezantojë vizionin e saj, ndërsa ata që janë të sanksionuar të vendosin ta ndryshojnë sjelljen e tyre destruktive.

Previous Post

AKV “Ibe Palikuqi” uron 28 Nëntorin nga kuvendi i Kroacisë (FOTO)

Next Post

Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë (VIDEO)

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë (VIDEO)

Parada e Shqiptarëve, Diaspora bëhet bashkë në Tiranë (VIDEO)

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk