Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home OPINIONE

Latif Arifi: BDI nuk mund të fshihet pas propagandës kur faktet flasin vetë!

24/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan:Latif ARIFI

BDI sot është në opozitë në pushtetin qendror. Kjo nuk ndodhi rastësisht, por sepse qytetarët e ndëshkuan një model qeverisës të konsumuar, që për 20 vite nuk solli as zhvillim, as barazi, por vetëm korrupsion, pasurim personal dhe stagnim.

Në këto zgjedhje lokale, shqiptarët kanë mundësinë ta përfundojnë këtë cikël. BDI duhet të kthehet opozitë edhe në nivel lokal. Dhe kjo nuk është hakmarrje politike, por domosdoshmëri shoqërore. Vetëm duke kaluar katër vite në opozitë, kjo parti mund të ketë shansin të pastrohet nga brenda, të reformohet dhe të vijë me njerëz të rinj e profesionistë.

Sepse shqiptarët janë lodhur duke parë të njëjtat fytyra përjetësisht në skenë. Nga modeli i Musa Xhaferit, i pushtetarëve që rrotullohen prej dy dekadash si në “rotacion të mbyllur”, nuk pritet asgjë e re. Ata janë bërë peng i vetvetes dhe peng i së ardhmes së shqiptarëve.

Një nga dështimet më të mëdha ku përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi BDI-në është procesi i regjistrimit të popullsisë. Fillimisht, me regjistrimin online të diasporës, u ndikua në përjashtimin e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, duke e shpallur procesin të pasuksesshëm dhe duke e ndërprerë atë. Më pas, regjistrimi i popullsisë brenda vendit u shoqërua me defekte të shumta, për të cilat përgjegjës ishin dy figurat kryesore të LSDM dhe BDI. Rezultatet e atij regjistrimi dolën me mangësi serioze, ndërsa marrëveshja politike për ndarjen e popullsisë në “rezidentë” dhe “jorezidentë” ishte gabim i pafalshëm. Pasojat e këtij regjistrimi të manipuluar i vuajnë sot qytetarët në planifikimet dhe investimet publike, sepse një pjesë e madhe e popullsisë nuk llogaritet në numrin e përgjithshëm.

Si pasojë e këtyre defekteve, u zvogëlua edhe numri i këshilltarëve komunal në zgjedhjet e tetorit. Prandaj, sulmet e BDI-së për të gjetur fajtorin e këtij zvogëlimi nuk duhet t’i drejtohen opozitës, por vetvetes. Këtë e dëshmon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila abrogoi termin diskriminues “jorezident” për qytetarët.

Megjithatë, në vend që të pranojë fajësinë për këto dështime, BDI mundohet të fshihet pas një narrative të rreme duke shpikur armiq imagjinarë, flet për vasalitet ndaj VMRO-së, shpërndan frikë e propagandë. Por këto janë vetëm simptoma të panikut. Sepse kur nuk ke vizion dhe rezultate, të mbetet vetëm shpifja dhe fabrikimi i armiqve.

Për të mbuluar dështimet, kanë hedhur në lojë analistë të vetëshpallur e mediat e kapura, që flasin me të njëjtën gjuhë sikur broshura propagandistike të partisë. Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Ata e dinë se kush ka ndërtuar hidrocentrale e blerë qendra tregtare, ndërsa populli ka mbetur pa ujë, pa rrugë, pa perspektivë.

Prandaj, zgjedhjet e 19 tetorit janë momenti për një vendim historik, BDI të shkojë në opozitë edhe në komunat shqiptare. Sepse vetëm si opozitë mund të bëhet parti normale, e aftë të garojë me kuadro të rinj e të përgatitur, kuadro që për më shumë se 20 vite nuk kanë pasur asnjë shans të dalin në dritë, ngaqë gjithçka ishte e zënë nga kasta e pushtetarëve të përjetshëm.

Ky është një shërbim jo vetëm për shqiptarët e për demokracinë, por edhe për vetë BDI-në. Sepse një parti që nuk reformohet, që nuk liron vend për të rinjtë dhe që nuk reflekton mbi dështimet e saj, është e destinuar të zhduket. Shqiptarët kanë të drejtën dhe fuqinë që me votën e tyre të ndalojnë këtë model të vjetër e të hapin kapitullin e ri të politikës shqiptare.

Previous Post

Bujar Osmani: Çairi meriton disiplinë dhe përkushtim të përditshëm

Next Post

Mexhiti për MIA-n: Pres fitore absolute në zgjedhjet e tetorit

Related Posts

Maqedoni

Hasim Memishi – Sopi me reagim thumbues: 20 vjet funksionar, s’bëre asnjë punë, tani të duken gjërat keq…

15/08/2025
OPINIONE

Numri i shqiptarëve në Maqedoni që nuk u ditë kurrë!

14/08/2025
OPINIONE

Nëse ky është fundi i Ali Ahmetit, ai e zgjodhi vetë

09/08/2025
Maqedoni

Ish-luftëtari i UÇK-së shpërthen ndaj Rijad Shaqirit: Marre të qoftë për përuljen ndaj Ali Ahmetit!

03/05/2025
Maqedoni

Azizi reagon ashpër ndaj Ahmetit: Shqiptarët i kanë borxh falënderim figurës tragji-komike që zbuloi fytyrën e tij të vërtetë

01/05/2025
Maqedoni

Ish luftëtari i UÇK-së, Bujar Çollaku reagon pas videos së Ali Ahmetit me “Tim Shkupin”: “Janë gjetë esh për eshin”

01/05/2025
Next Post

Mexhiti për MIA-n: Pres fitore absolute në zgjedhjet e tetorit

Mexhiti: Nis ndërtimi i sallës së sportit dhe klasave të reja në shkollën ‘Jashar Bej Shkupi’ në Çair

24/08/2025

Asnjë përgjigje zyrtare! Pse Komuna e Likovës po bllokon dëmshpërblimet për bujqit, mbi një vit pas përmbytjeve?

24/08/2025

Temat kombëtare po i mbytin zgjedhjet lokale

24/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk