Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Largimi i Taravarit nga Qeveria, javën e ardhshme do të dihen ministrat e rinj

14/05/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas largimit të ASh-së, krahu i Arben Taravarit, është hapur tema e zëvendësimit të tij në postin e ministrit të Shëndetësisë, një temë për të cilën duhet të sillet vendim gjatë javës së ardhshme, pas bisedimeve të cilat do të realizohen mes kryeministrit, Mickoski, si i autorizuar zyrtar nga VMRO-DPMNE dhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN. Akoma në opinion parashtrohet pyetja se cilit subjekt politik do t’i takojë resori i Shëndetësisë, derisa zyrtarët e VLEN-it thonë se pozicionet e ASh-së do t’i takojnë VLEN-it, kryeministri Mickoski ishte më i përmbajtur.

“Kamë marr një leje që të nominoj emra të rinj, të cilët do t’i zëvendësojnë emrat e atyre, të cilët vendosën të shkojnë në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të BDI-së, respektivisht të zëvendësohen emrat e funksionarëve të partisë së Taravarit. Gjatë periudhës së ardhshme shumë gjëra do të bëhen të ditura, ndërsa nga ato bisedime do të arrihet një marrëveshje, të gjitha këto zhvillime do të realizohen gjatë javës së ardhshme.”, – deklaroi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.

Por, njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka këmbëngulur se Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha pozitat që më herët i mbante ASh-ja, duhet t’i takojnë VLEN-it.

“Mbetet Ministria e Shëndetësisë tek VLEN-i, pra pozicionet të cilat i ka pasur ASh-ja, të gjitha mbesin tek VLEN-i, por sigurisht në bazë të rrethanave të reja, dhe me daljen e Arben Taravarit jemi të gatshëm të bisedojmë për kombinimet e reja, por nuk ka bisedime për këmbim të ministrive, një nga shkaset pse e kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë që vet Arben Taravari ka kërkuar që të jetë ministër i Shëndetësisë.”, – deklaroi Bilall Kasami nga VLEN.

Por, përderisa partitë në pushtet dakordohen për pozicione, partitë opozitare kërkojnë rënien e tërësishme të kësaj Qeverie dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“LSDM si parti më e madhe opozitare, është e gatshme për të gjitha llojet e zgjedhjeve, përfshirë edhe ato parlamentare, dhe i bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së, si parti më e madhe, që një ditë më shpejt t’i shpallë këto zgjedhje.”, – theksoi Martin Kostovski nga LSDM.

Zgjedhje të parakohshme kanë kërkuar në disa raste edhe nga Fronti Evropian, por zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti, nga Tetova porositi se Qeveria është stabile dhe nuk ka vend për zgjedhje të parakohshme.

“Qeveria është stabile dhe po punon për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Ne po brengosemi që qytetarët ta kenë më lehtë, ndërsa të tjerët po brengosen t’ia lehtësojnë Ali Ahmetit.”, – u shpreh zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Nga VLEN-i nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndryshimit të resorëve udhëheqëse në Qeveri, por kjo do të realizohet gjatë takimeve me partnerët e koalicionit.

Previous Post

Presidentja Osmani pranoi raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025

Next Post

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

Related Posts

Maqedoni

Rasti “Koçani”,Prokuroria propozon që ish ministri Bekteshi të vendoset në arrest shtëpiak

14/05/2025
Aktuale

Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta nesër në Shkup

14/05/2025
Maqedoni

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025
Biznes

14/05/2025
Biznes

Dimitrieska-Koçoska: U injektuan edhe 41.2 milionë euro në ekonominë vendore, u pagua transheja e tretë e huasë hungareze e destinuar për kompanitë

14/05/2025
Maqedoni

Konferenca rajonale ” Empowered” në Shkup i bashkoi akterët e Ballkanit Perëndimor për përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara

14/05/2025
Next Post

Zekolli: Përgjegjësia jonë është ndaj qytetarëve, jo interesave personale

Rasti “Koçani”,Prokuroria propozon që ish ministri Bekteshi të vendoset në arrest shtëpiak

14/05/2025

Kryetari i Këshillit Evropian Antonio Kosta nesër në Shkup

14/05/2025

Taravari nesër do të jep dorëheqje nga posti i ministrit

14/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk