Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Ky është Qëndrim i BDI-së mbi deklaratën e Mickoskit

23/08/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklaratat e sotme të kryeministrit Mickoski nuk janë vetëm shpifje të pastra dhe tentativë e dështuar për të fshehur krizën e legjitimitetit të qeverisë së tij monoetnike, por edhe të rrezikshme pasi që përbëjnë nxitje për përplasje etnike. BDI gjithmonë ka qenë garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe nuk ka asnjë arsye të angazhohet në “plane të fshehta” ose “kaos”, siç pretendon Mickoski.

Në vend që të shpikë armiq imagjinarë, kryeministri duhet të shpjegojë pse qeveria e tij po shkel Kushtetutën, pse po diskriminon shqiptarët, pse e uli në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin numrin e këshilltarëve, pse po e instrumentalizon KSHZ, Gjykatën Kushtetuese dhe institucionet e tjera në shërbim të planeve të tij partiake e monoetnike dhe pse me çdo vendim e kthen vendin mbrapa në kohën e para vitit 2001. BDI nuk mund të qëndroj indiferente kur shkelet Marrëveshja Paqësore e Ohrit, që është jetike për stabilitetin e vendit dhe të ardhmen progresive.
Se kush është duke bashkëpunuar me LSDM, qytetarët e panë edhe dje, kur VMRO dhe LSDM bashkuan votat për të diskriminuar përfaqësimin e diasporës në komunat tona. Bëjnë mirë që VMRO dhe LSDM ti japin fund bashkëpunimit të tyre në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera, në dëm të Marrëveshjes së Ohrit dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Zgjedhjet e tetorit do të jenë test i vullnetit qytetar, do të jenë referendum dhe se qytetarët do ta ndëshkojnë politikën e frikës, manipulimit, demontimit të shtetit multietnik dhe përçarjes. Demokracia nuk frikësohet nga deklarata të këtilla të pavërteta – as shqiptarët, as maqedonasit nuk meritojnë të udhëhiqen nga shpifje dhe skenarë të rremë. E ku do të jetë BDI, kjo varet vetëm nga populli.

Previous Post

Adnan Azizi: Merova dhe Sallareva, së shpejti qendra turistike malore të Komunës së Zhelinës

Next Post

Mickoski akuzon BDI-në dhe LSDM-në se përgatisin skenarë të fshehtë për t’i minuar zgjedhjet lokale

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti nga Likova: Shqiptarët kërkojnë zgjidhje reale, jo premtime boshe

11/10/2025
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Komisioni i Venedikut një ndërgjegje e gjallë e demokracisë kushtetuese

11/10/2025
Maqedoni

Elmazi: Llaskarca do të ketë shkollë të re, ndryshimi është i pashmangshëm!

11/10/2025
Maqedoni

Ibrahimi nga Likova: Sa herë që ata flasin për nderin e shqiptarit, është mirë t’i jepet lista e të burgosurve shqiptar nëpër raste të montuara

11/10/2025
Maqedoni

Nexhmedin Sadiku: Do ta sjellim ndryshimin e shumëpritur në Likovë

11/10/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi investon në kampionët e vet

11/10/2025
Next Post

Mickoski akuzon BDI-në dhe LSDM-në se përgatisin skenarë të fshehtë për t’i minuar zgjedhjet lokale

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk