Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kuvendi miratoi nterpelancat e 5 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

11/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi  miratoi nterpelancat e 5 anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Interpelanca e parë që kaloi ishte ajo e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Paraprakisht, në fjalën e saj për interpelancën, ajo tha se gjithë këto vite ka pasur presione dhe se vazhdimisht është nënçmuar, degraduar, ofenduar, por asnjëherë nuk ka reaguar jo sepse ka pasur frikë, por sepse siç u shpreh, e ka ruajtur pozitën e saj dhe pasqyrën e Këshillit.

Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor

“Pajtohem me ju vetëm për një gjë, se nuk kam qenë zgjidhja e duhur, për anëtare të Këshillit Gjyqësor. Është e vërtetë, nuk isha zgjidhja më e mirë për pazare politike as për këtë as për pushtetin e kaluar. Askush nuk mund të më frikësoj dhe të më heshtë. Por, politikanëve si duket nuk ju duhen kaudro të këtilla”.

Ndërkaq, ende pa nisur seanca, pati përplasje mes ish kryetarit dhe kryetarit aktual të Kuvendit. Talat Xhaferi kritikoi Gashin se ka vendosur që shkarkimi i antarëve të Këshillit Gjyqësor të bëhet vetëm me 61 vota.

Talat Xhaferi, deputet i BDI-së

“Për mos pasje mundësi tjetër procedurale të paraqitjes. Shërbimet informjnë se kryetari i Kuvendit ka vendosur që shkarkimi i antarëve e Këshillit Gjyqsor, veçanërisht 3 antarëve më shumicë të numrit të përgjithshëm të deputetëve prej 61 plus me votim badenteri, kryetari ka vendosur që ata të shkarkohen vetëm me 61 vota”.

Ndërsa, Afrim Gashi i tërhoqi vëmendjen se me këtë reagim ka thyer rregulloren e Kuvendit dhe ju përgjigj se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por për interpelancë.

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit

“Nuk i ka hije një ish kryetari Parlamenti ta thej rregulloren në këtë mënyrë…edhe spe nuk kam nevoj të replikoj sepse nuk ishte procedurale, vetëm një shpjegim për hirë të opinionit dhe të deputetëve. Nuk bëhet fjalë për shkarkim, po flasim për interpelancë”.

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së, edhe një herë u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mbështesin këto interpelanca, në mënyrë që siç tha ai, gjyqësori të jetë i pavarur dhe Këshilli Gjyqësor të lirohet nga ndikimet politike.

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së

“Disa antarë të Këshillit Gjyqësor kanë votuar për vendime të rëndësishme përmes Viberit, nga pushimet jashtë vendit dhe për rastësi ju është ndërprerë linja telefonike pikërisht në momentin e votimit. Tani është momenti për vendim, drejtësi ose krim”.

E LSDM këto interpelanca i quajti si jokushtetuese.

Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së

“Përse është jokushtetuese? Sepse parashihet që interepelanca të bëhet ndaj atyre që përgjigjen para Kuvendit. Ato janë Qeveria dhe anëtarët e saj, bartës tjerë të funksioneve publike. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, përgjegjësi mund të vërtetojnë vetëm Këshilli Gjyqësor”.

Ndërkohë, Levica opozitare bëri me dije se i mbështet interpelancat e pushtetit.

Boris Kërmov, deputet i Levicës

“Ne si partia politike Levica, kemi vendosur që ti mbështesim këto interpelanca. Pra, duhet të dërgohet te gjyqësori mesazhi se përgjegjsi duhet të ketë tani dhe menjëherë. Nuk mund të kemi persona të këtillë, siç janë gjykatësit, te cilët nuk përgjigjen pothuajse për asgjë”.

Interpelancat janë bërë ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqsor, Vesna Damevas, Tanja Çaçarova-Ilievska, Milazim Mustafas, Pavlina Cërvenkovskas dhe Selim Ademit dhe ato janë inicuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së VLEN-it dhe ZNAM-it.

Previous Post

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

Next Post

Fetai: Interesi kombëtar më ka kthyer nga Brukseli

Related Posts

Maqedoni

Fetai: BDI po e kthen fushatën lokale në një referendum fiktiv kombëtar

09/08/2025
Maqedoni

Shpallen zgjedhjet lokale – Durmishi: Shihni “safin” e parë të opozitës dhe gjithçka bëhet e qartë!

09/08/2025
Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë mori kompetencat për licencimin e stomatologëve

09/08/2025
Aktuale

Shpallen zgjedhjet lokale, mbahen më 19 tetor 2025

09/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Katër Prioritetet Kryesore për Çairin – Nga kaosi urban deri te Krimi i Organizuar

09/08/2025
Maqedoni

Gruaja nga Gostivari denoncon sulm fizik nga bashkëshorti i pakurorizuar ne Shkup

09/08/2025
Next Post

Fetai: Interesi kombëtar më ka kthyer nga Brukseli

Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi bënë edhe nusen për spital- Ja pse ndodhi përleshja në aheng

09/08/2025

Kur do të thirret seanca e radhës konstituive – këto janë kushtet që duhet përmbushur

09/08/2025

AKB: Në 6 muaj bllokim të vendit, rreth 300 milionë euro humbje për Kosovën

09/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk