Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kuvendi miratoi ndryshimet e Ligjit për borxhin publik

17/01/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi sonte në kuadër të mbledhjes së 30-të me 60 vota “për” dhe nëntë “kundër”, e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxhin publik, me procedurë të shkurtër.

Sipas deputetëve të LSDM-së, ky Ligj miratohet me procedurë të shkurtër vetëm që të arrihen afatet të cilat i parasheh kredia hungareze, dhe janë të qëndrimit se për ligjet e tilla është i nevojshëm debat më i madh. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, thonë se kredia hungareze është shembull se si një Qeveri e cila kujdeset për qytetarët arrin marrëveshje me ndonjë shtet.

Deputeti Fatmir Bytyqi në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit, lidhur me këtë Ligj, theksoi se mbledhja e sotme u bë hapësirë për depërtim të ndryshimeve me të cilat duhet të sanohen një varg anomalish institucionale, lëshime dhe gabime, lidhur me realizimin e kredisë nga Hungaria, i cili në sqarim nuk përmendet.

Sipas Bytyqit, kjo është përpjekje që Qeveria në derë të vogël të kryejë improvizime dhe t’i korrigjojë lëshimet e veta në huamarrje.

Ai shtoi se me këto ndryshime parashihet krijimi i mundësisë që një pjesë e borxheve të ndërmarrjeve publike të cilat vlerësohen në rreth 1 miliard euro të mbulohen me mjete të parealizuara nga kredia hungareze.

Deputeti Bojan Stojanovski tha se mjetet nga kredia hungareze do t’i shfrytëzojë biznesi dhe kompanitë, ndërsa gënjeshtër është se borxhi publik do të jetë 75 për qind.

Deputetja Sanja Llukarevska në replikën e saj tha se nuk duhet që ligje të tilla, të rëndësishme të vendosen në funksion dhe në interes të nevojave aktuale të pushtetit ekzekutiv, sepse nëse kjo bëhet praktikë, do të ekzistojnë pasoja të gjera.

Siç sqaroi, si grup parlamentar nuk pajtohen që ligjet e tilla të shkojnë në procedurë të shkurtër, dhe potencoi se debati nuk është i mjaftueshëm, sepse duhet të dëgjohet edhe mendimi i Bankës Zhvillimore dhe i ekspertëve të tjerë.

Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 30-të i votoi edhe ndryshimet e Ligjit për veprimtari turistike, të Ligjit për produkteve ndërtimore dhe të Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor. Gjithashtu, me 63 vota “për” ishte miratuar edhe Ligji për ndryshim të ligjit për Inspektoratin Shtetëror për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale, me procedurë të shkurtër.

Me 63 vota “për” dhe dy “kundër”, Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtje të konkurrencës, ndërsa me 64 vota “për” dhe dy “kundër” i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për inspektimin devizor, me procedurë të shkurtër.

Kuvendi sot i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, të Ligjit për Inspektimin e Punës, si dhe të Ligjit për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me procedurë të shkurtër.

Previous Post

Kjo është 13 vjeçarja shqiptare që ndërroi jetë pas 6 ditësh në koma

Next Post

Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje

Related Posts

Maqedoni

Izet Mexhiti: Çairi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi

01/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi sfidon opozitën: Ti masim investimet te shqiptarët nga të gjitha qeveritë tuaja me një vit e gjysmë qeveri VLEN!

01/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Nuk është thjesht fushatë, është lëvizje gjithëpopullore e rezistencës dhe e shpresës

01/09/2025
Maqedoni

Djali i Hafëz Idrizit del hapur në mbështetje të Izet Mexhitit për Çairin

01/09/2025
Maqedoni

Ndalohet një shtetase e Maqedonisë në Bullgari, iu gjetën 89 mijë euro

01/09/2025
Maqedoni

Mickoski për propozimin e Filipçes: Nuk kam pranuar asnjë dokument, nëse pranoj do të japim kontributin tonë, në të kaluarën deklaratat e LSDM-së ishin vetëm fjalë në letër

01/09/2025
Next Post

Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje

Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

01/09/2025

Erolldi Belegu e çon Diolen në Japoni: Duke shkruar historinë tonë në rrugët e përjetshme

01/09/2025

Rikthehet “Mehmet Kosova”, paga e tij kap shifra marramendëse

01/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk