Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kuvendi i Kosovës rifillon seancën konstituive pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

20/08/2025
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, të mërkurën, me fillim në ora 11:00, do të mblidhen, sërish, për të vazhduar seancën konstitutive, pas një pauze si rezultatit i vendosjes së masës së përkohshme nga ana e Gjykatës Kushtetueses

Më 18 gusht, ka nisur, për të dytën herë me radhë, rrjedhja e afatit 30 ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë, përmes së cilit ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë. Në aktgjykim nuk përmenden pasoja konkrete nëse Kuvendi dështon ta respektojë vendimin.

Aktgjykimi i Kushtetueses është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Pas njoftimit për mbajtjen e seancës konstituive, Presidenca e Kosovës tha se konstituimi sa më i shpejtë i organit ligjvënës “është urgjencë shtetërore”.

“Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, u tha në reagimin e Presidencës.

Sipas Presidencës, zvarritja e deritanishme e krijimit të institucioneve, ka dëmtuar jo vetëm besueshmërinë e institucioneve dhe zhvillmin e vendit, por edhe “përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare”.

“Presidenca apelon te të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht”, u tha në reagim.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill. Por, ajo deri më tani nuk është përmbyllur për shkak të mospajtimeve mes partive politike lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit. (AP)

Previous Post

Autobusi nga Kosova përplaset me një kamion në një autostradë të Gjermanisë, raportohet për rreth 30 të lënduar

Next Post

BDI: Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe dhe “Botën Serbe”

Related Posts

Kosovë

Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje

10/10/2025
Kosovë

Nezir Mehmetaj arrin në Kosovë, pas më shumë se 5 vitesh burgim në Serbi

10/10/2025
Kosovë

Zbulimi i skandalit: Audio-incizimi që tronditi skenën politike në Kosovë

10/10/2025
Kosovë

Konstituohet Kuvendi i Kosovës, Rashiq zgjidhet nënkryetar serb

10/10/2025
Kosovë

“Miku im i madh, Radoiçiç”/ U arrestua për spiunazh, zbardhen audio-përgjimet e analistit Fatmir Sheholli me Listën Serbe

10/10/2025
Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Next Post

BDI: Premtuan bankë shqiptare, sollën bankën serbe dhe “Botën Serbe”

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025

Ahmeti nga Likova: Disa kanë frikë të pranojnë arritjet e UÇK-së

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk