Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kuvendi bullgar miraton deklaratë, dënon ashpër dhunën ndaj bullgarëve në RMV

02/02/2023
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me 184 vota për dhe 1 të përmbajtur, deputetët bullgarë kanë miratuar një deklaratë nëntë pikëshe në të cilën dënojnë retorikën anti-bullgare në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratën e kuvendit bullgar i cili shpërbëhet të premten, thuhet se kuvendi nacional në mënyrë kategorike dënon thirrjet për dhunë mbi bullgarët maqedonas, klubet dhe organizimet e tyre.

“Dënohet gjuha e urrejtjes në Maqedoninë e Veriut kundër bullgarëve lokal dhe atyre të Bullgarisë, si dhe manifestimi i saj në politikë dhe ambientet e mediave. I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të marrin masa gjithëpërfshirëse, të shpejta dhe efektive për luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimit.”

Njëherit, Sofja kërkon implementim dinjitoz të marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Fushata anti – bullgare mund të ketë efekt negativ në procesin integrues të vendit, nënvizohet në deklaratë.

“Shprehim shqetësimin mbi atë se eskalimi i fushatës anti – bullgare në Maqedoninë e Veriut mund ta kërcënojë procesin e përfshirjes së bullgarëve në kushtetutën e vendit, si dhe zhvillimin e proceseve demokratike dhe të institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e cila shkon në shërbim të palëve të treta.”

Dokumenti në fjalë ka përfshirë vërejtje edhe mbi ndryshimin e ligjit mbi themelimin e shoqatave dhe fondacioneve, të cilin e quajnë diskriminues dhe të qëllimshëm për të diskriminuar të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut. Dokumenti miratohet një ditë pas takimit të përfaqësuesve bullgar maqedonas me eurokomesarin për zgjerim Oliver Varheji, të cilët janë ankuar për siç thonë “urrejtje institucionale dhe diskriminim sistematik.

Previous Post

RMV-ja ka strehuar 6.000 refugjatë nga Ukraina

Next Post

Skandali i Cattargate, PE i heq imunitetin 2 deputetëve

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Cërnilishtja na priti me bujari, mikpritjen dhe respektin do ta kthejmë me qeverisje të drejtë dhe përkushtim

28/10/2025
Aktuale

Paraburgim 30 ditë për drejtorin dhe punëtorin e “Higjienës Komunale” për rrezikim të mjedisit

28/10/2025
Aktuale

MPB me njoftim për kërcënimet me bomba në Kumanovë

28/10/2025
Aktuale

Kasami flet për deklaratat e fundit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

28/10/2025
Lajme

Mbeturinat në Shkup bllokojnë edhe dyert e shtëpive!

28/10/2025
Aktuale

Alarm për bomba në disa shkolla në Kumanovë

28/10/2025
Next Post

Skandali i Cattargate, PE i heq imunitetin 2 deputetëve

“Bota ka etje për paqe!” Apeli i Papa Leo XIV: Mjaft me luftëra dhe grumbuj të vdekurish

28/10/2025

PSG në krye të futbollit europian, mbyll sezonin me një xhiro prej 837 milion euro

28/10/2025

Ndeshjet e mbrëmjes së Serie A në orën 20:00? Hidhet ideja e eksperimentimit që në këtë sezon

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk