Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kuvend: Debat i ashpër për propozimligjet për Korridorin 8 dhe 10D

11/05/2023
Kuvend: Debat i ashpër për propozimligjet për Korridorin 8 dhe 10D
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Komisionin parlamentar për Çështje Evropiane filloi sot debati për propozim ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, njofton KlanM.

Debati filloi me diskutimin e propozim ligjit për marrëdhënie pune, të cilin opozita e kundërshton me arsyetimin se shkel të drejtat e punëtorëve.

Opozita po ashtu e konteston se këto ligje janë me flamur evropian, duke thënë se, në këtë mënyrë po keqpërdoret flamuri evropian pasi këto propozim ligje nuk kanë të bëjnë me eurointegrime.

Ndërkaq arsyetimi i opozitës është se, bëhet fjalë për autostrada panevropiane dhe për këtë arsye mund të qëndrojë flamuri evropian.

Në Komisionin për Çështje Evropiane po zhvillohet debat i ashpër mes deputetët e opozitës dhe shumicës për propozim ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Debati filloi me diskutimin e ligjit për marrëdhënie pune, i cili parasheh zgjatje të javës së punës në 60 orë. Opozita konteston këtë propozim ligj dhe thotë se me këtë, bëhet shkelje e rëndë e të drejtave të punëtorëve. Sipas tyre, sic percjell KlanM, ky propozim ligj nuk mbështetet nga asnjë sindikatë e vendit. Nga ana tjetër, ata po ashtu akuzojnë pushtetin se po keqpërdor flamurin evropian.

“Cili shtet tjetër në Bashkimin Evropian ka miratuar ligj të këtillë me të cilin lejohen javë pune 60 orëshe apo nëse dëshironi, të punoni 12 orë në ditë në vend se 8. Ju pyesim në mënyrë legjitime, tregoni ku!? Pse nuk dilni në një debat publik me sindikatat” – tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.

Ndërkaq, deputeti Mile Lefkov, pyeti deputeten e LSDM-së, Sanela Shkrijel se pse, dje votoi e përmbajtur për këtë propozim ligj, ndërsa sot në foltore nuk po mbron të drejtat e punëtorëve.

Nga ana tjetër, sic percjell KlanM, Shkrijel akuzoi opozitën se nuk është e sinqertë, duke potencuar se nuk kanë qenë prezentë në sallë gjatë votimit, pasi nuk duan të mbetet e evidentuar që kanë votuar kundër nevojës së miratimit të ligjit me procedurë të shkurtuar dhe rendit të ditës.

“Ju faleminderit që potencuat që unë kam votuar e përmbajtur sepse kam dashur të ulem dhe të shqyrtojë, të lexojë, për dallim nga ju që nuk keni votuar kundër, por keni ikur. Ju faleminderit që treguat dhe potencuar që kam pasur guxim me bindje personale, sepse dua t’i shoh të gjitha argumentet që në fund ta di çfarë vendimi do të marrë” – tha Sanela Shkrijel, LSDM.

Në seancën e së mërkurës, shumica parlamentare miratoi nevojën me procedurë të shkurtuar të miratohen pesë ligje që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Debati për këto ligje po zhvillohet në Komisionin për Çështje Evropiane pasi, të gjitha janë me flamur evropian. Diskutimi, sic percjell KlanM, është i kufizuar deri në tre ditë.

Previous Post

Gjysmëfinalja e dytë, Albina dhe familja Kelmendi performojnë sot në skenën e Eurovision

Next Post

Dyshime për pedofili, ndalohen 10 persona

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post
Dyshime për pedofili, ndalohen 10 persona

Dyshime për pedofili, ndalohen 10 persona

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk