Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kuvend, amnisti për ata që shkelën rregullat e pandemisë

20/03/2023
Kuvend, amnisti për ata që shkelën rregullat e pandemisë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 300 persona mund të përfundojnë në burg pasi nuk kanë shlyer gjobat për shkeljen e rregullave të pandemisë Covid 19. Deri më tani, Gjykata Themelore Penale ka miratuar 280 zgjidhje zëvendësuese për mos pagimin e gjobës, e cila është zëvendësuar me burgim të 280 personave. Për të kapërcyer këtë situatë, një grup deputetësh nga shumica parlamentare kanë propozuar një ligj për amnisti, me të cilin propozohet që këto dënime të zëvendësohen me dënim me kusht.

“Është masë alternative, e cila nënkupton kushtëzim. Ajo është përgjegjësi penale, është periudhë dy vjeçare kur nuk guxohej të bëhen vepra të tilla penale, të njëjta ose të ngjashme.”, – deklaroi deputeti, Panço Minov.

Mirëpo për deputetët e opozitës ky propozim ligj është i vonuar dhe diskriminues, pasi nuk ofron zgjidhje për ata që kanë paguar gjobat ose kanë vuajtur dënim me burg.

“Nëse ky ligj miratohej para gjashtë muajve, ndoshta diskriminimi do të ishte në minimum, pasi deri atëherë, ndoshta, gjobat do t’i kishin paguar vetëm 100 persona ose dënimin me burg mund ta kishin vuajtur vetëm 20 persona, por sot kemi ndoshta 400 persona që kanë paguar gjobat ose kanë vuajtur dënimin me burg. Sa më shumë kohë që kalon diskriminimi është më i madh.”, – theksoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

“Komentet e këtilla se ligji është diskriminues, se kush do t’ua kthen paratë atyre që i kanë paguar gjobat, nuk korrespondojnë as me qëllimin as me thelbin e këtij ligji.”, – u shpreh Snezhana Kolevska Vançevska nga LSDM.

Teksti i propozuar i ligjit nuk parashikon një amnisti për personat juridik dhe personat përgjegjës në personat juridik të dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm të gjobës me para.

Për krimet e përmendura në nenin 205 “Transferimi i sëmundjes infektive” dhe neni 206 “Mosveprimi sipas rregullave të shëndetit gjatë epidemisë” nga Kodi Penal, parashihej gjobë deri në dy mijë euro. Nëse gjobat nuk paguhen brenda 2 viteve, gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve e zëvendëson vendimin me një vendim me burgim.

Previous Post

BDI në Çair – Mexhiti e quan ”tubim i Artanistave”!

Next Post

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Related Posts

Maqedoni

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

06/09/2025
Maqedoni

Shvercerat njoftojnë: Jep dorëheqje udhëheqësi Fatmir Jashari

06/09/2025
Maqedoni

Zjarr i madh në një fabrikë në Vinicë (VIDEO)

06/09/2025
Maqedoni

Avni Neziri, themelues i BDI-së dhe ish-ushtar i UÇK-së, i bashkohet VLEN-it

06/09/2025
Aktuale

VLEN hap shtabin zgjedhor në Manastir: Qyteti i Alfabetit bëhet qendër e ndryshimit

06/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Takimi me Hafëz Halilin, rikthim tek rrënjët e dijes

06/09/2025
Next Post
Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Lëvizja Arbëria drejt finalizimit të marrëveshjes me VLEN-in për zgjedhjet lokale

06/09/2025

Izraeli shkatërron një tjetër ndërtesë të lartë teksa ofensiva në qytetin e Gazës

06/09/2025

U dënua për një vrasje që s’e kishte kryer, burri lirohet nga burgu pas 27 vitesh

06/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk