Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Kushtetuesja vendosi: Të punësuarit e “Behtel&Enka” mund të punojnë me orar të zgjatur

03/04/2024
Kushtetuesja vendosi: Të punësuarit e “Behtel&Enka” mund të punojnë me orar të zgjatur
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të punësuarit e “Behtel&Enka” në projektet e Korridorit 8 dhe 10d mund të punojnë edhe me orar të zgjatur, me pëlqimin e tyre të firmosur në kontrata. Kjo pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që mos të nis procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tri neneve të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune. Në seancën e sotme nuk u pranuan nismat e partisë “E majta”, Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Lidhjes së Sindikatave dhe Sindikatës së Ndërtimtarisë, sepse Gjykata nuk gjeti shkelje të Kushtetutës në dispozitat, të cilat rregullojnë punën shtesë jashtë orarit në projektet me strategji të interesit kombëtar, tha zëdhënësja Hristina Bellovska.

“Si përkujtim, Neni 117-a i kontestuar parashikon se, si përjashtim për punën në projekte me rëndësi strategjike kombëtare, dhe për shkak të nevojës për vazhdimësi në punë, puna jashtë orarit mund të zgjasë më shumë se tetë orë në javë dhe 190 orë në vit, me pëlqimin paraprak me shkrim të punëtorit. Sipas Gjykatës Kushtetuese, janë të pabaza pretendimet se nuk ka kufi të sipërm për punën jashtë orarit. Është përcaktuar saktësisht në Paragrafin 2 të Nenit të kontestuar, që do të thotë se puna që kalon 40 orë në javë konsiderohet dhe paguhet si punë jashtë orarit, me respektimin e detyrueshëm të dispozitave për pushimin ditor dhe javor në përputhje me nenet 133 dhe 134 të Ligjit për marrëdhënie pune”, deklaroi Hristina Bellovska, Zëdhënëse e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendimi i Gjykatës hasi në kundërshtime të shumta nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Sipas Kartës Sociale Evropiane të Këshillit të Evropës nga viti 1961, e cila garanton të drejtat sociale dhe ekonomike të njeriut dhe e cila aplikohet në Maqedoni që nga viti 2005, kjo Gjykatë tha se u njihet e drejta për pagë të mirë, por edhe e drejta e rritjes së pagës për punëtorët për punën jashtë orarit, me përjashtim të disa rasteve të veçanta. Në bazë të nenit 117 paragrafi 6, punëdhënësi është i detyruar të njoftojë me shkrim inspektorin shtetëror vendor të punës për çdo paraqitje të punës jashtë orarit, e cila është mbrojtje e veçantë për punëtorët që punojnë në projekte me rëndësi strategjike kombëtare. /Alsat.mk

Previous Post

Zv/ministri Bushi vizitoi në spital njërin nga të plagosurit në Haraçinë

Next Post

Taravari elaboroi Platformën Presidenciale

Related Posts

Maqedoni

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025
Aktuale

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Maqedoni

Azizi nga Vrapçishti: BDI nuk kthehet më në pushtet, është parti e korrupsionit dhe non grata

18/09/2025
Aktuale

Mickoski: Ka dyshime të bazuara për frymëzuesit e zjarreve, ka edhe të arrestuar, përgjegjësi do të ketë, qytetarët të jenë të qetë, shteti është stabil dhe përparon

18/09/2025
Maqedoni

Mexhiti diskuton shtëpi më shtëpi investimet dhe zgjidhjen e problemit të parkingjeve në Serovë

18/09/2025
Maqedoni

Gashi uron Ramën për mandatin e katërt: Të forcojmë raportet fqinjësore dhe projektet e përbashkëta

18/09/2025
Next Post
Taravari elaboroi Platformën Presidenciale

Taravari elaboroi Platformën Presidenciale

Rashford shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon në St. James’ Park ndaj Newcastle

18/09/2025

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk