Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kushtetuesja hap lëndë për numrin e këshilltarëve komunal

14/08/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka hapur rast mbi dy nisma për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit me të cilin Qeveria më 24 shtator 2024, përcaktoi numrin e anëtarëve të këshillave komunale. Nisma e parë është nga kryetari I Lëvizjes Populli, Skender- Zejnd- Rexhepi, sipas të cilit vendimi i kontestuar krijon pasiguri ligjore, pasi Qeveria e ka miratuar këtë vendim pa autorizim ligjor.

GJYKATA KUSHTETUESE

“Nisma thotë se Qeveria nuk ka autorizim ligjor për vendime të tilla dhe se numri i anëtarëve të përcaktuar me vendimin e kontestuar është i ndryshëm nga mënyra e parashikuar në nenin 34 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale. Thuhet se Vendimi nuk përmban të dhëna mbi bazën e të cilave është përcaktuar numri i anëtarëve të këshillave, gjë që e bën atë të paqartë dhe në kundërshtim me nenin 9, paragrafi 3 të Kushtetutës”.

Nisma e dytë për të vlerësuar këtë vendim qeveritar është paraqitur nga Qenan Alija, i cili thotë se është në kundërshtim me nenin 8, paragrafi 3 dhe nenin 51 të Kushtetutës, si dhe me nenet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.

GJYKATA KUSHTETUESE

“Nisma thotë se dega ekzekutive nuk mund të përcaktojë numrin e anëtarëve në këshillin komunal në kundërshtim me të dhënat zyrtare të marra nga Regjistrimi i vitit 2021”.

Në seancën e 24 shtatorit 2024, qeveria përcaktoi numrin e anëtarëve të këshillave komunale bazuar në, siç u tha, Ligjin për Qeverinë dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. Sipas vendimit të qeverisë, numri minimal i anëtarëve të një këshilli komunal është 9, dhe maksimumi është 27 anëtarë.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, numri i anëtarëve në këshillin komunal përcaktohet sipas numrit të banorëve në komunë, dhe nuk mund të jetë më pak se 9 për komunat me nën 5,000 banorë dhe më i madh se 33 për komuna me mbi 100,000 banorë.

Previous Post

Pas protestave – grevë para Qytetit të Shkupit! A do të ketë kallëzime penale për drejtorinë e NP “Parqe dhe Gjelbërime”?!

Next Post

VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut

Related Posts

Aktuale

Vihet nën kontroll zjarri në Oktis, ndërhyhet edhe me “Air tractor”

14/08/2025
Maqedoni

VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut

14/08/2025
Maqedoni

Pas protestave – grevë para Qytetit të Shkupit! A do të ketë kallëzime penale për drejtorinë e NP “Parqe dhe Gjelbërime”?!

14/08/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Si kryetar i ardhshëm i Çairit, do të jem shtylla e marrëdhënieve të mira ndëretnike!

14/08/2025
Maqedoni

Vihet në funksion qarkorja që lidh Ohrin dhe Strugën, Maqedoninë dhe Shqipërinë

14/08/2025
Aktuale

Duke filluar nga nesër e deri më 15 shtator, pajisjet shkollore do të shiten për së paku 15% më lirë

14/08/2025
Next Post

VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut

E rëndë në Maliq, vritet me thikë një 14-vjeçar

14/08/2025

Granit Xhaka vlerësohet menjëherë te Sunderland-i, klubi anglez i beson rolin e rëndësishëm mesfushorit shqiptar për sezonin e ri

14/08/2025

Vihet nën kontroll zjarri në Oktis, ndërhyhet edhe me “Air tractor”

14/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk