Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kush është vajza me origjinë nga Maqedonia e Veriut që u rrëmbye nga pjesëtarët e Hamasit në Izrael

09/11/2023
Kush është vajza me origjinë nga Maqedonia e Veriut që u rrëmbye nga pjesëtarët e Hamasit në Izrael
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Naama Levi, një vajzë 19-vjeçare me origjinë nga Maqedonia është rrëmbyer më 7 tetor gjatë hyrjes së pjesëtarëve të Hamasit në Izrael. Informacionin për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase e ka konfirmuar Rashel Levi Drumer, profesoreshë në Izrael, e cila është me origjinë maqedonase dhe e cila është e përfshirë në përpjekjet për lirimin e vajzës.

Në rrjetet sociale tashmë është publikuar edhe një video e 19-vjeçares Naama Levi, ku shihet se ajo është maltretuar. Kërkesë për ndihmë i është dërguar edhe komunitetit hebre në Maqedoni, për të konfirmuar origjinën e saj maqedonase, të cilën, siç pretendohet, e ka nga stërgjyshja.

“Më lajmëroi z. Shaul Levi, i cili i ka rrënjët nga Maqedonia, dhe kërkoi që të ndihmojmë në çfarëdo mënyre që të lirohet mbesa e tij. Ajo është aktiviste për paqe, por është rrëmbyer dhe dërguar në Gazë. Ka dëshmi dhe një video të saj”, ka deklaruar profesoresha Drumer për Zërin e Amerikës. Sipas të dhënave të cilat i kanë dërguar të familjarët e vajzës, stërgjyshja e saj Grasia Bivas ka lindur në Maqedoni në vitin 1893, në familjen e Haim dhe Sara Bivas.

Gjyshja, si vajzë, rreth vitit 1900, ka shkuar në Izrael ku ndër vite ka krijuar familje.

Vajza Naama Levi është një nga pasardhësit e saj. “Por, është rrëmbyer, ka fotografi që është gjallë, por shihet edhe se është përdhunuar. Kërkohet ndihmë, të shihet nëse përmes kësaj që ka rrënjë nga Maqedonia mund të bëhet diçka. Në të po punoj tani”, thotë profesoresha Drumer. Vajza e rrëmbyer Naama Levi ka qenë pjesë e organizatës së paqes “Duart e paqes””, misioni i së cilës ishte të inkurajonte të rinjtë nga Izraeli, Palestina dhe Amerika që të bëhen promovues të paqes. Për rrëmbimin e Naamit kanë njoftuar edhe nga organizata “Duart e paqes”. Sipas institucioneve ushtarake izraelite, në sulmin e Hamasit më 7 tetor, janë rrëmbyer 242 izraelitë. Prej tyre katër janë liruar deri më tani, ndërsa një është shpëtuar. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë që ndodheshin në Izrael, si dhe në Gazë, jnaë evakuuar dhe kanë mbërritur në vend përmes fluturimeve speciale humanitare.

Previous Post

Kovaçevski në UNESCO: Maqedonia e Veriut është një dukuri e rrallë multikulturore

Next Post

Nga Kodi Penal përfitojnë edhe rreth 200 persona – Janushev, Dimovski, Zeqiri janë emrat e tjerë bashkë me Gruevskin!

Related Posts

Maqedoni

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

17/09/2025
Maqedoni

Bujar Osmani: Mickoski dëshiron të mos ekzistojë BDI-ja, për t’u fshirë rrënjët e luftës shqiptare për barazi

17/09/2025
Maqedoni

Mexhiti: Çairi në fokus të zhvillimit, rrugë të reja, çerdhe moderne dhe qendra sportive

17/09/2025
Maqedoni

VLEN: BDI për pushtet, gati ta shesë Strugën tek Levica, por më 19 tetor Qyra do ta çlirojë me votën e qytetarëve

17/09/2025
Aktuale

Kryeministri Mickoski për vizitë në Kumanovë

17/09/2025
Aktuale

Moti me vranësira të ndryshueshme, temperatura deri në 29 gradë

17/09/2025
Next Post
Nga Kodi Penal përfitojnë edhe rreth 200 persona – Janushev, Dimovski, Zeqiri janë emrat e tjerë bashkë me Gruevskin!

Nga Kodi Penal përfitojnë edhe rreth 200 persona – Janushev, Dimovski, Zeqiri janë emrat e tjerë bashkë me Gruevskin!

Aliu: Komisioni po analizon rastet në kardiokirurgji, raporti do të jetë publik

17/09/2025

Rutte pret Ramën në Bruksel: Shqipëria mund të mbështetet te NATO

17/09/2025

James Rubin përfundon dëshminë tre-ditore në Gjykatën Speciale

17/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk