Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Kush është Marcus Sorg, trajneri që do ta drejtojë sot Barcelonën në El Clasico në mungesë të Flick?

26/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona do të udhëtojë drejt “Santiago Bernabéu” për El Clásico-n e parë të sezonit pa trajnerin Hansi Flick në pankinë. Gjermani do të mungojë për shkak të një pezullimi, dhe në vend të tij ekipin do ta drejtojë asistenti Marcus Sorg.

Sorg doli sot para mediave në konferencën zyrtare të Barcelonës, në prag të ndeshjes ndaj Real Madridit. Flick u përjashtua me karton të kuq javën e kaluar në fitoren ndaj Gironës, dhe megjithëse klubi katalanas e apeloi vendimin tri herë, të gjitha ankesat u refuzuan. Zëvendësi i Flick-ut pranoi se mungesa e tij do të ndihet në përballjen e madhe.

Karriera dhe përvoja e Marcus Sorg

Marcus Sorg, 59 vjeç, ka pasur një karrierë 15-vjeçare si sulmues në ligat e ulëta gjermane, përpara se të tërhiqej nga futbolli aktiv në vitin 1999. Pas tërheqjes, ai mori drejtimin e klubit Ulm, më pas u bashkua me Freiburg si trajner i grupmoshave të reja dhe për një periudhë katërmujore në vitin 2011 drejtoi edhe ekipin e parë. Më vonë punoi në akademinë e Bayern Munich, ku fitoi përvojë të madhe, dhe në vitin 2013 mori drejtimin e kombëtares gjermane U19.

Në vitin 2014, Sorg fitoi Kampionatin Europian U19, ndërsa në vitin 2016 u bë pjesë e stafit teknik të kombëtares A të Gjermanisë. Kur Hansi Flick u shkarkua nga drejtimi i “pancerave” në vitin 2023, Sorg e ndoqi atë në dalje.

Stili dhe personaliteti

Sipas të përditshmes Diario AS, Marcus Sorg njihet si një person me profil të ulët, shumë i kujdesshëm me fjalët, besnik dhe vetëkritik në analizën e ndeshjeve. Ai ka marrëdhënie shumë të mira me lojtarët dhe fiton shpejt besimin e tyre.

“Marcus është trajner shumë i kujdesshëm dhe i detajuar. Vlerësohet shumë sepse çdo seancë stërvitore me të është mësim i ri. Përveç aftësive të tij të jashtëzakonshme taktike, kjo e bën atë të veçantë,” – tha mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, për AS.

Edhe pse nuk flet rrjedhshëm spanjisht, Sorg ka mësuar disa shprehje gjatë një praktike dy mujore në Buenos Aires me klubin Argentinos Juniors në vitin 2008. Ai është përshkruar si njeri i rezervuar dhe i qetë, megjithëse sezonin e kaluar pati një përplasje të vogël me Carlo Ancelottin.

I diplomuar në inxhinieri, Sorg i kushton rëndësi të madhe disiplinës në fushë, por gjithmonë duke e kombinuar me një stil sulmues — filozofi që shihet edhe te Barcelona e Flick-ut. Në disa raste, ai ka ndjekur modën e re të trajnerëve, si Luis Enrique, duke parë ndeshjet nga tribunat për një perspektivë më të qartë taktike.

I konsideruar si një ndikim i rëndësishëm për Joshua Kimmich, Sorg ka theksuar shpesh se i pëlqen puna me lojtarë të rinj, të cilët kanë “shpejtësi, uri dhe aftësi teknike” — tri cilësitë që ai beson se përbëjnë themelin e futbollit modern.

Previous Post

Dy të arrestuar për vjedhjen e bizhuterive në Muzeun e Luvrit

Next Post

Mickoski: Haqim Ramadani do t’i humbë zgjedhjet dhe pastaj do të shkarkohet nga pozita që ka tani në qeveri

Related Posts

Sport

Real Madridi fiton “El Clasicon” e parë të sezonit

26/10/2025
Aktuale

Darko Pançev reagon se pse futbollistët shqiptarë nuk këndojnë himnin e Maqedonisë

26/10/2025
Aktuale

6 fitore në 6 ndeshje në kampionat, ky është Çairi i Basri Latifit!

26/10/2025
Kosovë

Jon Kuka mposht serbin për medalje të bronztë në Slloveni

25/10/2025
Sport

Di Canio i ashpër me kritika ndaj Zhegrovës

24/10/2025
Maqedoni

Bashkimi deklason Shkupin, Arsimi përmbys Tikveshin

24/10/2025
Next Post

Mickoski: Haqim Ramadani do t’i humbë zgjedhjet dhe pastaj do të shkarkohet nga pozita që ka tani në qeveri

Real Madridi fiton “El Clasicon” e parë të sezonit

26/10/2025

Kasami: Reçica e Madhe po transformohet

26/10/2025

Gripi po përhapet me shpejtësi, dy të vdekur dhe 188 të infektuar

26/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk