Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Kush është gjilanasi që po e kërkon me ngulm Policia?

03/06/2023
Kush është gjilanasi që po e kërkon me ngulm Policia?
0
SHARES
48
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Rajonit të Gjilanit ka kërkuar sot ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi që kërkohet për tentim vrasje ndaj policëve në detyrë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Burim Agaj.

“Të gjithë ata që kanë informata që mund të çojnë në identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit, mund të lajmërohet në stacionin me të afërt të Policisë apo përmes numrit 192”, thuhet në komunikatën e policisë.

Por, kjo nuk është hera e parë që Burim Agaj po përballet me drejtësinë.

Në janar të 2022’ës, Burim Agaj është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Themelore në Gjilan për posedim të 616 gram substanca narkotike, një mulli për bluarje të marihuanës dhe një peshore digjitale.

I pandehuri Burim Agaj ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale për të cilën i vihet në barrë, me arsyetimin se nuk ka pasur narkotikë me vete.

Avokati Arsim Vranovci e ka mbështetur fjalën e të akuzuarit Agaj.

Shqyrtimi gjyqësorë ka vazhduar me fjalën hyrëse të prokurorit Uka, i cili ka deklaruar, se duke u bazuar në provat e cekura në aktakuzë ka ardhur në përfundim se i pandehuri Burim Agaj ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Burim Agaj, avokati Vranovci në fjalën hyrëse të tij ka deklaruar që në aktakuzën e ngritur nga prokuroria mund të qëndrojë, por të gjitha këto sende të sekuestruara i takojnë Arben Jakupit, për të cilin ka një aktgjykim. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0TnMBhz9QgDrwFpqU68FM5VW1eXPUryLbfgVAsLBxGCLvrcQtDp1dwNNNsxRi27aFl&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz

I akuzuari Burim Agaj e kishte mbështetur në tërësi fjalën hyrëse të mbrojtësit të tij.

Seanca gjyqësore kishte vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Arben Jakupi, i cili kishte deklaruar që ka raporte shoqërore me të akuzuarin Burim.

“Në ditën kritike kur kanë arritur policia unë kam qenë së bashku me Burimin në oborrin shtëpisë time në veturë. Që unë e kam pirë një cigare e më pas edhe Burimi, pastaj kanë ardhur policia deri sa ne ishim në veturë, aty policia e kanë gjeturë një sasi të narotikëve që mua më kishte rënë 3 -4 gram, si dhe cigaren e ndezur”.

Dëshmitari Jakupi ka shtuar po ashtu se blinderin të cilin ai e kishte në veturë dhe e ka përdorur për ta pështjellur cigaren ishte e tij, duke shtuar se një sasi tjetër të narkotikëve rreth 1 kg, e kishte të fshehur – groposur në oborr dhe atë e ka gjetur policia.

“Të gjitha ato të cilat janë sekuestruar dhe gjetur në veturë kanë qenë të mijat dhe për të cilat jam shpallur fajtor dhe jam dënuar e që paraprakisht unë e kam pranuar fajësinë për ato vepra penale”, kishte thënë dëshmitari Jakupi.

Pas dëgjimit të dëshmitarit Arben Jakupi, prokurori Uka, kishte shtuar se mbetem pranë aktakuzës që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet edhe Shefik Lakna- zyrtar policor, raportonte BetimipërDrejtësi.

Ndryshe, sipas aktakuzës, më datë 28.09.2017, rreth orës 18.30 – 19:45 minuta, në Gjilan, në shtëpinë e të pandehurit Arben Jakupi, të pandehurit me dashje, me përgatitje paraprake dhe në bashkëveprim, pa autorizim me qëllim shitje dhe shpërndarje, kanë poseduar substancë narkotike te llojit marihuanë.

Në aktakuzë thuhet se gjatë kontrollës së Policisë së Kosovës – Njësitit Antidrogë në veturën e markës “Peugeot 406”, ngjyre e kuqe, janë gjetur: një telefon Iphone 6, një mulli për bluarje të “Marihuanës”, një peshore digjitale, 4 gram “Marihuanë” e shpërndarë nëpër veturë ndërsa në oborrin e shtëpisë të pandehurit Arben është gjetur një paketim me një sasi prej 612 gramë e llojit “Marihuanë” e mbështjell me një qese najlloni, e cila ishte e groposura dhe e mbuluar me dhe.

Me çka në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge” nga neni 273 paragrafì 1 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet.

Previous Post

Eden Hazard largohet nga Real Madridi!

Next Post

Futbollisti kuqezi është golashënuesi i tretë më i mirë i turneut – më lartë se Haaland

Related Posts

Kosovë

Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Poloni

16/05/2025
Kosovë

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
__kateg

A do të shkoj Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani sqaron gjithçka

15/05/2025
Kosovë

Presidentja Osmani priti në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë

15/05/2025
Kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

15/05/2025
Kosovë

“Shihemi të shtunën”- Dështon prapë Kuvendi

15/05/2025
Next Post
Futbollisti kuqezi është golashënuesi i tretë më i mirë i turneut – më lartë se Haaland

Futbollisti kuqezi është golashënuesi i tretë më i mirë i turneut – më lartë se Haaland

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk