Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13/09/2025
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ky është Avishkar Raut, vjeçari që është kthyer në një simbol i protestave anti-qeverotare në Nepal.
Raut bën një jetë modeste në Nepal dhe është drejtuesi i bordit të studentëve në në Shkollën e Mesme Angleze Holy Bell. Pikërisht në këtë shkollë do të fillonte dhe ngritja e figurës së tij dhe do ndizej shkëndija e protestave anti-qeveritare e popullit të Nepalit.

Fjalimi i tij, gjatë një aktiviteti në shkollë, kundër korrupsionit dhe abuzimeve nga qeveria në muajin mars është u kthye pas 6 muajsh në një lloj himni për protestuesit, të cilët dhunuan anëtarë të kabinetit të qeverisë së Nepalit dhe dogjën ndërtesat qeveritare.

Në fjalimin e drejtuar bashkëmoshatarëve dhe qytetarëve Raut u kërkoi atyre që të ngrihen kundër korrupsionit dhe të luftojnë për një të ardhme më të mirë.

“Sot qëndroj këtu, qëndroj këtu me ëndrrën për të ndërtuar një Nepal të ri, me një zjarr shprese dhe pasioni që digjet brenda meje. Por zemra ime është e rëndë sepse kjo ëndërr duket se po zhduket. Ngrihuni dhe shkëlqeni, të ardhme të kësaj perandorie perandorake që po vjen. Të rinj, ngrihuni! Ne jemi pishtarët e ndryshimit. Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ngrini zërin, kush do ta bëjë? Nëse ju nuk e ndërtoni këtë komb, kush do ta bëjë? Ne jemi zjarri që do të djegë errësirën. Ne jemi stuhia që do të zhdukë padrejtësinë dhe do të sjellë prosperitet. Paraardhësit tanë derdhën gjakun e tyre për të na dhënë këtë komb. Nuk mund ta shesim. Nuk mund ta humbasim”–tha Avishkar Raut

Guximi i Raut ishte i veçantë sepse ai nuk foli nga një platformë politike, as nga një vend pushteti. Ai foli nga zemra e një adoleshenti që duhet të ishte i zënë me tekstet shkollore dhe ëndrrat për të ardhmen. Kjo ndershmëri dhe guxim e dalluan fjalimin e tij nga zhargoni i zakonshëm i politikanëve. Ai nuk ofroi zgjidhje teknike, por përkundrazi ndezi një ndërgjegje morale.

Fjalimi i Raut, pak më shumë se dy minuta i gjatë, ndezi zemërimin dhe shpresën për qytetarët e Nepalit. Emri i Avishkar Raut është bërë tashmë sinonim i guximit dhe përkushtimit për ndryshim, jo vetëm në Nepal, por dhe një figurë frymëzuese ndërkombëtarisht si një zë i fuqishëm i gjeneratës së re që kërkon të drejtat e saj.

Raut, tashmë njihet si personi që zgjoi një kombë dhe nxitës i demonstratave të dhunshme për të kërkuar drejtësi, ku pavarësisht se autoritetet përdorën gaz lotsjellës, madje edhe plumbat, qeveria ra dhe në formën më të keqe mes rrahjeve dhe linçimit publik.

Previous Post

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

Next Post

Nesër protestë për drejtësi në Hagë (VIDEO)

Related Posts

Botë

Trump merr goditje të rëndë nga bashkëpartiakët/ Senati miraton përfundimin e tarifave ndaj më shumë se 100 shteteve

31/10/2025
Biznes

Sot Dita Botërore e Kursimeve

31/10/2025
Botë

Dramë në pallatin britanik: Princi Charles ia heq edhe titullin e princit vëllait të tij

30/10/2025
Botë

Trump kufizon numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA

30/10/2025
Botë

A po sundon Trump si një Mbret?

30/10/2025
Botë

Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës

30/10/2025
Next Post

Nesër protestë për drejtësi në Hagë (VIDEO)

Bilall Kasami nga Tetova: E ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë është VLEN

31/10/2025

Tronditje te Barcelona: Yamal diagnostifikohet me sëmundje të pashërueshme?

31/10/2025

Xheneta surprizon ndjekësit: A ka shpresa për rikthim me Gjestin?

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk