Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Kurti: Unë nuk nënshkrova sot, pasi Vuçiq nuk ishte i gatshëm

27/02/2023
Kurti: Unë nuk nënshkrova sot, pasi Vuçiq nuk ishte i gatshëm
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në prononcim për media pas takimit në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kurti, para mediave, deklaroi se ndonëse pati dakordim, marrëveshja nuk u nënshkrua sot pasi pala tjetër [Vuçiq], nuk ishte e gatshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Unë nuk e kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme. Unë kam shprehur gatishmërinë dhe interesimin për ta nënshkruar këtë tekst”, deklaroi Kurti para mediave.

“Edhe unë mendoj se është dëm pse nuk është nënshkruar sonte meqë u pajtuam. Konfirmimi i pranimit të këtëij teksit do të duhej të përfundonte me nënshkrim, mirëpo ishte pala serbe që nuk e bëri këtë ndonëse u pajtuam”, theksoi kryeministri Kurti.

Megjithatë, kreu i ekzekutivit i është shmangur pyetjes se a është dakorduar për marrëveshje pa njohje de-jure, por dha të njëjtën përgjigje siç ka deklaruar edhe më parë, njohjen de-facto.

Kurti tha se takimi i sotëm ishte konstruktiv, por që nuk ka përfunduar me marrëveshje pasi ditëve në vijim do të ketë takim të radhës, si dhe diskutime me diplomacinë fluturuese të BE-së.

“Sot patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm. Unë, qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe tash diskutimet e mëtejme, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, për çka do ketë edhe diplomaci fluturuese, por edhe takim të radhës të nivelit të lartë, sërish me ndërmjetësimin apo fascilitimin e zotit Borrell dhe Lajçak”.

Ai po ashtu theksoi se së shpejti, përmbajtja e propozimit do të bëhet e ditur edhe për qytetarët, derisa shtoi se përmes tij garantohet fqinjësia mes Kosovës dhe Serbisë.

“Plani i zbatimit do të jetë se si të përkthehet në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi për propozimin evropian. Unë besoj që është koha të mos jap interpretime dominuese, pikërisht në momentin që ky tekst do të lexohet nga të gjithë, por është marrëveshje që plotësisht vendos barazinë mes palëve, e simetrisë dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë në mënyrë demokratike dhe të ardhme. Tekstin e dakorduar do të mund ta lexoni që të gjithë”, tha kryeministri Kurti. /Reporteri.net/.

Previous Post

Takimi i radhës Kurti-Vuçiq në Shkup, më 18 mars

Next Post

BDI: Mickoski i izoluar dhe i vetmuar, anti NATO

Related Posts

Aktuale

Mexhiti: Ndoshta Bujar Osmani është “djegur” me qëllim në Çair që të mos jetë kandidat për kryetar të BDI-së

30/10/2025
Aktuale

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës temperatura deri në 21 gradë

30/10/2025
Aktuale

Kasami: Deklarata ime për Kërçovën u nxor nga konteksti dhe u keqinterpretua

29/10/2025
Aktuale

MPB: Të gjitha denoncimet për bomba në shkolla në Shkup dhe Kumanovë janë të rreme

29/10/2025
Aktuale

Qeveria borxhin do ta shlyejë me buxhetin për 2026

29/10/2025
Aktuale

Moti në mëngjes i ftohtë, gjatë ditës deri në 20 gradë

29/10/2025
Next Post
BDI: VMRO DPMNE e Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata

BDI: Mickoski i izoluar dhe i vetmuar, anti NATO

Historike në NBA, miratohet shitja e skuadrës mitike Los Angeles Lakers

30/10/2025

Noizy dhe Dhurata publikojnë “Atë ditë”

30/10/2025

Kasami dhe Mexhiti trokitin derë më derë në Tetovë: Qytetarët po e përqafojnë vizionin tonë

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk