Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Kurti tregon gjashtë kushtet për asociacionin

02/02/2023
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar gjashtë kushtet në mënyrë që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili nuk duhet të ketë kompetenca dhe të zbatohet pas marrëveshjes finale mes dyja vendeve

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës. 2. Asociacioni nuk mund të jetë mono etnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimi horizontal të komunave sipas kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje, kreu 5. Të drejtat e pakicave kombëtare, dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit mes dy shteteve respektive. 4. Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjithë armëve ilegale. 5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. 6 Presidenti serb duhet t’i tërheqë letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së dhe te të tjerat për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Reagoi kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku i cili tha se 2 shkurti është data e pranimit të Asociacionit nga kryeministri, ndërsa akuzoi Kurtin se dialogun e ka futur në qorrsokak.

“Kjo datë e sotme e 2 shkurtit 2023 është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, nuk po them që është mirë a keq, mos më keqkuptoni. Tani kryeministri foli për një marrëveshje për një pikë, numër 10, që se dimë, sepse besoni ose jo tash e 6 muaj ky dialogun me Vuciqin, por asnjëherë s’ka ardhur të raportojë në këtë kuvend të Kosovës me deputetët shqiptar dhe jo shqiptar”, tha Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së.

“Nuk e thash një kusht, i thash gjashtë. Dhe është e pa drejt që nga 6 kushtet të përmendet vetëm një”, u shpreh Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

“Kryeministri foli tre minuta, por se mohoi thelbin kryesor. Asociacioni po bëhet, po bëhet, ky është thelbi i diskutimit të tij” – Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK-së

“Unë e kam të qartë se ju keni qejf me ua themeluar Zajednicën, por Zajednica nuk kalon. Këtë e keni pranuar ju më 19 prill 2013 edhe më 25 gusht 2015. Ajo nuk bëhet, unë nuk e zbatoj”. – Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës – Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Marrëveshja për formimin e Asociacionit është arritur në vitin 2013. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar, më 23 dhjetor të vitit 2015, se parimet e përgjithshme të Asociacionit, nuk ishin tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës. SHBA-të dhe BE-ja kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin.

Previous Post

Bekteshi -Kasapogllu: Kompani turke të interesuara për investime në RMV

Next Post

MASH: Ndërtimi i arsimit cilësor është proces, përhapja e dezinformatave nuk kontribuon në tejkalimin e sfidave

Related Posts

Kosovë

Zbrapset Vuçiqi pas kritikave ndaj Turqisë: Jemi shumë të vegjël ta kërcënojmë Ankaranë

09/10/2025
Rajon

Daçiq: Kemi arrestuar një shtetas të Shqipërisë, kishte rekuizita me simbole të UÇK

09/10/2025
Rajon

Zbulohet gjyqtari që do vendosë drejtësi në ndeshjen Serbi-Shqipëri

09/10/2025
Rajon

U pagua nga Radojiçiq: Këngëtares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë

08/10/2025
Botë

Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi

06/10/2025
Botë

Kroacia bllokon një tjetër produkt shqiptar: Toksina të rrezikshme

06/10/2025
Next Post

MASH: Ndërtimi i arsimit cilësor është proces, përhapja e dezinformatave nuk kontribuon në tejkalimin e sfidave

Trajneri i Serbisë: I dimë ndryshimet që Shqipëria do t’i ketë në formacion

10/10/2025

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025

Mexhiti: Kultura, shtyllë strategjike për zhvillimin e Çairit dhe ringjalljen e Çarshisë së Vjetër

10/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk